‘Do i anuloj të gjitha donacionet’-Iriqi bisedon me Edi Ramën

Tuesday, 18 February 2020 12:16

Iriqi: - U mblodhën para më shumë nga ç’mendoje. Si ia arrite?

Rama: - Në fakt deri tani nuk kemi asgjë në torbë. Asnjë kokërr leku. Janë fjalë. Fiks si ajo ndeshja e futbollit.

Iriqi: - Cila ndeshje?

 

Rama: - Kur qeverisnin prindërit tanë, para se të zhvillohej takimi i futbollit, shefi i partisë mblidhte në zyrën e tij futbollistët. U kërkonte të thoshin sa gola do bënte secili. Njëri premtonte tre gola, tjetri katër, ndonjë gallataxhi dhjetë gola. E vinte pyetja te Raqi. Po ti Raqi, sa gola do bësh, e pyeste shefi. Po unë jam portieri, justifikohej ai. E çë se je portier?! Duhet të zotohesh patjetër. Raqi trembej dhe shtonte, po nja dy apo tre gola mund t’i bëj. Gëzohej ekipi dhe komiteti se pa nisur ndeshja fitohej 64 me 0. Në fakt në fushë ndodhte ndryshe. Rriheshim dhe zotimet i hidhnim në plehra. Kështu dhe me konferencën e donatorëve.

 

Iriqi: - Po shtetet janë serioze. Ja Italia premtoi 60 milionë.

Rama: - Hahaha, Italia akoma nuk ka ndrequr dëmet nga tërmeti i vet.

Iriqi: - Po pse atëherë u gëzuat aq shumë si qeveri?

Rama: - Se e shtyjmë deri nga vera kështu me llafe.

Iriqi: - Po deputetët si e pritën?

Rama: - Ata menduan se paratë i mora qysh dje, m’i dhanë me ca thasë e hop në aeroplan. Majko më merr i pari. Shef, më duket se erdhi çasti të bëjmë atë tunelin nën Adriatik. T’ia fusim Salës që mburret me Rrugën e Kombit. Pastaj Braçe. Hidh ndonjë thes nga Divjaka, m’u lut.

Iriqi: - Po Spiropali?

Rama: - E çmendur komplet. Më jap ca meleona të hap një doganë private, më tha. Gjiknuri ka dy ditë që bredh rrugëve dhe bërtet me gëzim: “Tërmeti, sherbeti, tërmeti, sherbeti!”

Iriqi: - Po pse u gëzua dhe Basha?

Rama: - Basha mund të kapë ndonjë euro ngaqë ca shtete i çojnë paret me vonesë, pas një a dy vitesh. Eshtë çun me fat ai.

Iriqi: - Ama Ben Ahmetaj fluturon nga gëzimi.

Rama: - Iku që dje në Mal të Zi. Te kazinoja ia ka nisur betejës. Është i lezetshëm. Kur fiton, i fut në xhep, kur humbet i merr nga tonat.

Iriqi: - Nesër do nisësh ndonjë tur andej nga zona e tërmetit apo jo?

Rama: - Qysh në mëngjes. E do u them se do i anuloj donacionet. Të gjitha. Do ia dalim vetë, do u premtoj.

Iriq: - Po pse do i anulosh?

Rama: - E di si më tha Bruno Vespa? O Edo, kap ç’të kapësh se për dhurata askush nuk e mban fjalën. Janë premtime si ato që djali i thotë nënës. Po të mos të të dojë nusja ime, do e ndaj në vend. Në fakt jo vetëm që nuk ndahen, por e çojnë nënën në azil të pleqve.

Iriqi: - Po tamam sa miliona do hyjnë në buxhet?

Rama: - Pyesni Lulin se deri sa të jem unë në qeveri mbase marrim veç ato 25 mijë euro të Spanjës. T’ia jap Lalit që të mbjellë nja tre pemë andej nga Liqeni e ta quajë zonën, Kodra Spanjolle..

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...