Artikulli ‘bombë’ i akademikut ndez debatin, Berat Buzhala: Rexhep Qosja, lavire intelektuale, Rama vetëm s*x nuk ka bërë me Vuçiç

Tuesday, 18 February 2020 20:55

“Urrejtje me pasoja të mëdha”, kështu titullohet artikulli i akademikut Rexhep Qosja, në të cilin ai flet duke përmendur me emra portalet dhe televizionet në Kosovë që propagandojnë sipas tij urrejtje ndaj Shqipërisë.

Ndërsa një artikull i tillë ka nxitur reagime të shumta në një kohë tepër të shkurtër.

Diçka më shumë se një orë më parë reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka publikuar artikullin e akademikut në ‘facebook’ ndërsa shkruan “Hallall” dhe e quan atë kuptimplotë.

Statusi i Ramës:

“Sapo më dërgoi zyra e shtypit statusin e mëposhtëm që Akademiku Rexhep Qosja ka postuar në faqen e tij sociale sot. E pata të pamundur të mos e ndaj me ju, sepse e pamundur është të mos preket plaga që një tufë xhagajdurësh, me atributet e rrejshme të patriotit a të mendimtarit, që rëndom politika a gazetaria në trojet tona u’a mveshin njerëzve pa din e as iman, po rreket të hapë, zgjerojë e thellojë, bash ashtu siç e demaskon me një qartësi të dhimbshme Rexhep Qosja, në shënimin e tij.

POR…  Në një pikë nuk jam dakord me Rexhep Qosen!
Kjo urrejtje e organizuar shoviniste ndaj Shqipërisë, siç ai e quan, nuk është thjesht një organizim mjetesh politike, mediatike e financiare, sa të paskrupullta aq edhe të errëta, e cila sipas Rexhep Qoses, mund të sjellë pasoja në marrëdhëniet mes të dy shteteve shqiptare, por një ofensivë e egër pushtuese e hapësirës publike të komunikimit, që me vulgaritetin, shpifjet dhe dritëshkurtësinë e saj, ka nisur ta dëmtojë keq vetë Kosovën”,
 shkruan Rama, ndërsa poshtë komentit të tij publikon artikullin e Qoses.

Ja statusi kuptimplotë nga Rexhep QOSJA:

URREJTJE ME PASOJA TË MËDHA

As kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit të Brendshëm Shtetëror – UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express”.

Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!

Kësaj urrejtjeje të organizuar shoviniste brendakombëtare kundër Shqipërisë, me të punësuar e bashkëpunëtorë, me ide, me mendime, me projekte, me propozime po i kontribuojnë edhe ndonjë institucion e edhe individë të tjerë të këtushëm.

Është naivitet të besohet se këtë urrejtje shoviniste brendakombëtare ndaj shtetit shqiptar, Shqipërisë, nuk e nxisin edhe mjete financiare të brendshme e të jashtme!

Dhe, është e palejueshme të presim gojëmbyllur e të shohim se çfarë pasojash, dhembjesh e plagësh po i sjell kjo urrejtje e propaganduar aq gjatë e aq vendosmërisht njësisë së Kombit shqiptar dhe marrëdhënieve të Dy shteteve shqiptare!

Në qoftë se nuk janë mirëkuptues të kësaj urrejtjeje të propaganduar haptas, botërisht e pa ndërprerje tani e sa kohë kundër Shqipërisë, institucionet e larta politike e shtetërore të Kosovës do të duhej të marrin qëndrim ndaj bartësve të saj siç po marrin shtetet e mëdha të Bashkimit Evropian ndaj propaganduesve të organizuar të fashizmit dhe të nazizmit në jetën e tyre politike, shoqërore e shtetërore.

Heshtja e tyre ndaj saj s’mund të kuptohet ndryshe përpos si pajtim me të!

Gazetari nga Kosova Berat Buzhala u është kthyer ashpër Ramës dhe akademikut Qosja që për këtë të fundit thotë se kur iku nga Kosova e ka rruajtur mjekrën në Bllacë që të mos e njihnin autoritetet serbe si dhe ka veshur një pallto gruaje.

Buzhala ka reaguar me tre statuse të njëpasnjëhme në Facebook në të cilët përmend marrëdhëniet e Ramës me Aleksandër Vuçiçin si dhe veprimet e akademikut Rexhep Qosja gjatë dhe pas luftës së Kosovës.

Reagimi i parë i Buzhalës:

Akademiku Rexhep Qosja e pasku sulmu Gazeten Express dhe Televizionin 7, qe sipas tij, po propagandojne kunder Shqiperise, po ngjallin urrejtje kunder ketij shteti, me shume se sa Rankovici dhe Milloshevici 🤦‍♂️

Te mbushet mendja qe Qosja gjate kohes se Rankovicit dhe Milloshevicit ka qene duke u dergjur neper burgjet serbe. Ne fakt nuk ka qene neper burgje, ka qene duke i sherbyer me devotshmeri atij regjimi dhe shokut Tito. Ka qene nifar lavire intelektuale e Fadil Hoxhes dhe Titos.

Per me teper, se kush ka qene Qosja mundeni me e lexu ne ilustrim numer 2, pas vdekjes se Titos.

Eshte kenaqesi kur te sulmon Qosja. Befasisht e sheh veten ne nje grup me Kadarene dhe me Ibrahim Rugoven. Qysh ka thane Franklin Delano Roosevelt: “Ju ftoj te me gjykoni ne baze te armiqve te mi”. Shume mire qe je njeri prej tyre.

Ti i ke sherby cdo pushteti, pervec pushtetit paralel te Ibrahim Rugoves, atehere kur me se shumti kemi pase nevoje per unitet. Ne ate moment ti u rreshtove kunder popullit, i cili pas çlirimit ta tregoi vendin, kur ti dhe partia e jote i moret diku ne mes 1 dhe 2 per qind te totalit te votave, kurse ai te cilin ti e shpalle tradhtar mbi 60 per qind.

Reagimi i dytë i Buzhalës:

Edhe Edi Rama po na godet neve te T7’shit dhe Gazetes Express si pro serb dhe anti shqiptar 🤦‍♂️

Ça te thote vllai? Ti me Aleksander Vucicin vec sex nuk keni bo ende, edhe pse nuk jam i sigurt. Ti nuk je as me pak e as me shume pervec nje pasardhes besnik i linjes Mugosha, Popovic, Enver Hoxha….

Pse more bir nuk e kcejshe kufinin e me ardhe me luftu ne Kosove, meqe aq shume e don kete vend? Kur po them me luftu po mendoj me luftu ne anen tone, jo ne anen e serbeve.

Cka kokni çu peshe keshtu?

Na vec website kemi, nuk kemi arme nukleare. As droge nuk mbjellim. As banda nuk kemi. Do djem e çika te reja qe ju rrine m’i kry edhe ju kallxojne shqiptareve cfare hajnash jeni 

Calmate Edvin, calmate.

A ka shoqata te gazetareve?

Reagimi i tretë i Buzhalës:

Perndryshe Rexhep Qosja kur ka ike prej Kosoves ne kohen e luftes, ne kufi, ne Bllace, e ka rru mjekrren per mos me e njofte policia e Serbise. Gojekeqinjet thone qe, gjithashtu, te veshur e ka pase nje pallto te grave ne menyre qe me shpetu ma lehte.

Tyben se di pse o tute badihava, se edhe ashtu qaty ne Breg te Diellit e kane pase, kur kishin deshte e kishin marre. Pse per shembull e vrane Fehmi Aganin?



Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...