Paralajmërimi i ish-ministrit të qeverisë Rama: Shqipërinë po e drejton Henri i 8-të!

E Enjte, 20 February 2020 11:14

Ish ministri i Bujqësisë në qeverinë ‘Rama 1’, Edmond Panariti, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e tij në Facebook, ka paralajmëruar se në Shqipëri po instalohet një ‘diktaturë institucionale’.

Panariti  ka risjellë nga historia e Anglisë kohën e Henrit të Tetë, cili njihet si diktatori i parë që përdhunoi dhe sakatoi kundërshtarët në mënyrë modern dhe institucionale.

Njësoj siç po bën Edi Rama aktualisht, edhe ai përdori parlamentin dhe gjykatat për të sunduar me dorë të hekurt.

‘Çfarë ka ndodhur do të ndodhë, çfarë po ndodh ka ndodhur!

Hapni sytë dhe mësoni nga historia! Sepse ajo nuk është aty vetëm për tu rrëfyer. Henri i 8-të i Anglisë, mbreti mizor njihet si diktatori i parë në histori i cili sundoi, vrau dhe preu në mënyrë ‘moderne’ dhe institucionale. Përdhunoi dhe sakatoi kundërshtarët me gjykata, me prokurori dhe mbi të gjitha me anë të parlamentit të kapur.

Edhe Henri, përdori parlamentin për përmbysjen radikale të Kushtetutës dhe miratimin e masave të jashtëzakonshme të tipit Anti -KÇK, njëra prej të cilave njihet si ‘Bill of Atteinders’, e cila i jepte të drejtë mbretit të arrestonte dhe konfiskonte edhe pa vendim gjykate. Kur kisha katolike, në atë kohe si autoritet suprem ja ndaloi divorcin nga gruaja, thjesht me anë të parlamentit e shkriu atë dhe themeloi kishën e tij!

Shumë të tjerë diktatorë, më pas u frymëzuan nga ai për diktatura institucionale. Besoj se i njihni’, paralajmëron Panariti me shënimin e tij në FB.

Image

Modifikuar më E Enjte, 20 February 2020 11:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...