Studentët dhe të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratik kanë zgjedhur 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha për të zhvilluar një protestë para Kryeministrisë.
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi u shpreh se PD do ta sjellë ndryshimin. "PD do të sjellë ndryshimin. Hapi i parë do të jetë anulimi i ligjit të lartë. PD do të miratojë një ligj që i shërben të rinjve. Në Shqipëri nën drejtimin e PD do të vlojnë idetë, do të gëzojnë më të mirë dhe do të ketë vitalitet e shpresë".
"Një diktator i ri po lind në vend, i cili ka vrarë shpresën e të rinjve që janë detyruar të largohen nga vendi", tha një prej të rinjve gjatë fjalës së tij.
"Të rinjtë nuk përfaqësohen nga kjo qeveri e dalë nga krimi", u shpreh një tjetër i ri, student në Fakultetin e Mjekësisë, i cili theksoi se shqiptarët nuk e marrin ashtu siç duhet shërbimin shëndetësor.