Edi Rama e shtrin edhe në Kosovë luftën e tij kundër mediave

Premte, 21 February 2020 11:35

Pas sherreve të vazhdueshme me mediat kritike në Shqipëri, Edi Rama, tani e ka shtrirë zemërimin e tij ndaj medias edhe në Kosovën fqinje, duke i quajtur ata ‘vulgarë, shpifës dhe dritëshkurtër’.

Xhorxhina Bami-BIRN

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kritikuar Edi Ramën për një postim në Facebook ku shprehet se pajtohet me një akademik shqiptar, i cili ka akuzuar mediat e Kosovës për përhapje të gjuhës së urrejtjes kundër Shqipërisë.

‘E pata të pamundur të mos e ndaja me ju’, shkroi Rama të martën, duke iu referuar një postimi të mëparshëm nga Rexhep Qosja, i cili akuzoi televizionin T7 dhe Gazeta Express për përhapje të ‘urrejtjes shoviniste ndaj Shqipërisë’.

Qosja tha se këto media ishin edhe më keq sesa ish-lideri serb Sllobodan Millosheviç. Ata ia kishin kaluar edhe ‘kryeministrit të Serbisë mbretërore, Nikola Pasiç, ose ministrit të Sigurimit të Brendshëm Shtetëror, UDB, të Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandar Rankoviç, ose kryetarit të Serbisë pseudodemokratike-fashiste Sllobodan Milosheviç, që e kanë dëshiruar aq shumë zhbërjen e shtetit shqiptar’, tha ai.

Duke mbështetur këto pretendime, Rama akuzoi mediat kosovare se po zhvillojnë ‘një ofensivë e egër pushtuese e hapësirës publike të komunikimit, që me vulgaritetin, shpifjet dhe dritëshkurtësinë e saj, ka nisur ta dëmtojë keq vetë Kosovën’.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha, nëpërmjet një njoftimi për shtyp të mërkurën, se i konsideronte sulmet e Ramës shkelje të së drejtës për liri të shtypit, ‘sidomos duke marrë parasysh raportet e dobëta të kryeministrit me mediat në Shqipëri’.

Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, tha për BIRN se Rama ishte bërë tashmë ‘i famshëm në nivel ndërkombëtar për shumë arsye të gabuar’ për shkak të sulmeve të tij të përsëritura ndaj gazetarëve, shpesh duke shënjestruar në veçanti gazetaret.

Sipas Kusarit, Rama ishte mërzitur nga mediat e Kosovës për shkak se qeveria e tij nuk duron dot mendime të ndryshme, kjo ishte arsyeja pse ai tani ‘po përpiqej të ndoste hapësirën publike edhe në Kosovë’.

Kusari tha se liria e medias ishte përkeqësuar me shpejtësi në Shqipëri nën qeverisjen e Ramës, duke theksuar veprime të tilla si paketat kundër shpifjes, mbylljen e faqeve në internet dhe fushatat e denigrimit kundër gazetarëve individualë.

Në korrik 2019, qeveria e Shqipërisë zbuloi një seri amendimesh ligjore në ligjin për median audiovizuale të vendit si dhe në ligjin për komunikimet elektronike, me synimin për të rregulluar atë që e quan ‘epidemi’ të lajmeve të pavërteta në median në internet.

Më vonë, në dhjetor 2019, parlamenti i kontrolluar nga socialistët miratoi dy ligje që synojnë rregullimin e mediave online, pavarësisht kundërshtimit të Komisionit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së, UNDP-së dhe organizatave vendase për lirinë e shprehjes dhe të drejtave të njeriut.

Në fund të janarit, pas një presioni të madh në vend dhe ndërkombëtar, deputetët e partisë në pushtet morën një vendim të minutës së fundit për të pritur një vlerësim të Komisionit të Venecias, një organ këshillimor i Këshillit të Europës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se i ftonte të gjithë aktorët politikë dhe të tjerëve t’i drejtohen institucioneve kompetente në raste shpifjesh të mundshme ‘dhe të mos kryejnë fushata degraduese kundër gazetarëve’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...