I ashpër ka qenë në reagimin e tij presidenti Ilir Meta.
Në një konferencë për mediat, teksa sulmoi Ministrinë e Drejtësisë se ka shkelur ligjin, Meta theksoi se dekretet e tij i mbështet populli shqiptar. Mes të tjerash ai tha se republikë pa kryeministër ka por jo pa president.
“Në Republikën e Shqipërisë ka shumë shqiptarë të ndershëm që shtiren si rilindas. Pasi sigurojnë bukën e gojës së fëmijëve. Jam i bindur se të gjithë qytetarët shqiptarë, atyre që u ka ngelur sado pak dinjitet shqiptari. Pasi jam i sigurt se shumica e tyre janë të dinjitetshëm, janë më presidentin e Republikës në këtë betejë për të mbrojtur integritetin e republikës, si vend garant për Kushtetutën. Ajo është gjakosur, përdhunuar kaq shumë. Do të jenë në 2 mars bashkë me presidentin e republikës për ti treguar këtij grupi kriminal dhe kësaj celule mafioze dhe në ministrinë e Drejtësisë, që ka bërë lajme të papara kur sekuestrojnë ndonjë makinë apo sikur bëjnë sikur vrapojnë për të ndjekur paratë. Në mënyrë më skandaloze, ministria që duhet të japë shembull, që të zbatojë ligjin… Jam i bindur se dekretet e mia i respekton populli shqiptar. Ka republikë pa kryeministër, por jo pa president. Mbi presidentin është gjykata dhe kushtetuta, që janë të barasvlershme. Mbi kushtetutën është populli.”, tha Meta.