Etilda Gjonaj bëhet lajm vetëm kur ka shkelje te ligjit

Premte, 21 February 2020 21:41

Etilda Gjonaj , behet lajm vetem kur ka shkelje te ligjit dhe ajo eshte kapur me fakte duke abuzuar me parate e shqiptareve. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duhet të ishte shkarkuar me kohe, qe kur media zbuloi se ministrja e vendit më të varfër të Europës, ka firmosur fatura hoteli 700 euro nata dhe ky eshte nje shpërdorim skandaloz i taksave të qytetarëve më të varfër të Europës për jetën luksoze të Ministres së Edi Ramës në hotele me 5 yje. Modeli i Etildes eshte Edi Rama , Erion Veliaj ,Arben Ahmetaj , Taulant Balla te cilet bejne jete sheikesh dhe arsyeja pse nuk e kane shkarkuar akoma Etilda Gjonajn , ministren e cila behet lajm vetem kur ka shkelje te ligjit , eshte sepse ne nuk jemi një vend normal, si çdo vend tjetër europian.
Ishte kjo ministre drejtesie qe liroi financierin e Habilajve. Ekstradimi drejt Italisë i Nezar Seitaj, i konsideruar si “financieri” i bandës së narko-trafikut të Habilajve, në rastin më të mirë, është dëshmi e dështimit të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, ku fajtore eshte drejtperdrejte Etilda Gjonaj. Zgjodhi të shkelë ligjin dhe miratoi ekstradimin.
Ministrja akuzohet për disa vepra penale, ajo e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit flagrant të kryera nga institucionit të ministrit të Drejtësisë, lidhur me KED. Jo vetem Etilda Gjonaj, por dhe funksionarë të lartë të këtij institucioni, jane te perfshire ne kete skenar mafioz të kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Gjonaj ka urdhëruar Sekretarin e Përgjithshëm të dërgonte për botim në Fletoren Zyrtare një vendim, që duhet botuar vetëm në faqen e Gjykatës Kushtetuese. Duhet theksuar qe Ministrja nuk ka asnjë rol të dërgojë aktet e KED për botim. Ka urdhëruar botimin pa ia kërkuar askush. Ministrja ka shpërdoruar detyrën, falsifikim dhe ndërhyrje e paligjshme në proces. Brenda ditës së hënë Presidenti i Republikes Ilir Meta eshte shprehur se do te depozitoje pranë SPAK kallëzimin penal ndaj ministres Etilda Gjonaj dhe jo vetëm. Qeveria nepermjet Etildes ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë.
Dokumentat e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë. Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend.
Kjo tregon mjaft qarte se si një organizatë rrëmben në mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe mafioze, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mos pasur më në të ardhmen Gjykatë Kushtetuese, por polici antikushtetuese të regjimit të Sandër Lleshit.
Ky eshte nje rast skandaloz ,dicka teper e shemtuar , thyerje e cdo kopetence e sigurisht Etilda ne keto raste do te behet patjeter lajm, sepse ajo behet lajm vetem kur ka shkelje te ligjit.

Modifikuar më Premte, 21 February 2020 21:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...