ALARMI/ 'Zgjerohet rrjeti i mafies së helmeve kanceroze të importuara nga miku i Ramës'

Premte, 21 February 2020 22:30

Bllokimi i një sasie të dyshuar lëndësh toksike që do të shkarkoheshin në Vlorë pasi ishin ngarkuar në traget në Brindizi të Italisë ka ngritur alarm te ekspetët e mjedisit, të cilët e shohin kalimin e tij përmes doganës si një sinjal shqetësues të mungesës së kontrollit.

Ndërkohë, sipas mediave italiane, deri tani në Shqipëri flitet për 15 ngarkesa me lëndë të rrezikshme të mbërritura, ndërsa mediat sot publikuan fotot që tregonin se një prej të arrestuarve është mik i kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Vlorë, Dritan Leli.

 

Këtë gjë e thekson edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim të tijin në Facebook, shkruan: "Zgjerohet rrjeti i mafies së helmeve kanceroze të importuara nga Italia nga miku i Edvin Mafisë, Zamir Toksiku!”.

 
 

Image

 

Policia njoftoi se kishte arrestuar Festim Tafën, 72-vjeç, kapiten i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapitenin Kujtim Xhaferllari 65 vjeç, drejtorin e një agjencie tragetesh, Agron Brati,  48 vjeç, administratoren e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Çuni dhe djalin e saj, Arbër Çuni dhe drejtuesin e pikës së grumbullimit, Zamir Kormuzi.

Policia dyshon se këto produkte ishin sjellë në Shqipëri nga Elisabeta Çuni, të kamufluara si produkte kimike pastrimi. Të arrestuarit kanë mohuar akuzën, ndërsa drejtuesit e tragetit kanë pretenduar se mbetjet ishin pjesë e rinovimit të anijes. I akuzuari Brati ka mohuar të kishte dijeni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...