Henze: Shqipëria parti-shtet. Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e vetme

Saturday, 22 February 2020 16:18

Martin Henze, këshilltar i CDU-së së kancelares Angela Merkel, ka bërë një përshkrim të situatës politike në vend.

Sipas tij, që prej 2014-ës, qeveria e drejtuar nga Edi Rama nuk ka plotësuar asnjë kusht për çeljen e negociatave.

“Bundestagu me të drejtë i ka vendosur disa kushte Shqipërisë. Tani duhet të presim diskutimet në mars dhe në maj. Në një krah kemi Maqed, dhe Shqipërinë që nuk ka bërë progress të madh. Qeveria Rama nga 2014 e deri më sot nuk ka përmbushur asnjë kusht. Ka punuar shumë keq. Korrupsioni është rritur dhe Kushtetuta është shkelur disa herë. Në vend që të punonte për të rregulluar situatën, sulmoi presidentin Macron. Ju keni kaluar edhe krizën e tërmetit që shkaktoi humbje të mëdha. Për mendimin kjo krizë u keqmenaxhua nga kjo qeveri. Në mars shqiptarët kanë mundësinë e tyre të mbrojnë Kushtetutën”, deklaroi Henze.

Sipas tij, Shqipëria për momentin është në situatën e partisë-shtet.

“Opozita në këto moment nuk ka asnjë të drejtë dhe asnjë mbrojtje. Jemi në situatën e partisë-shtet. Vetëm zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja. Këta kanë shkelur ligjet e vbendit dhe kushtetutën e Shqipërisë", u shpreh këshilltari i CDU-së gjermane. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...