Rreziku nga Koronavirusi/ Vasili: ISHP duhet të marrë në duar lidershipin

Saturday, 22 February 2020 19:32

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për shtyp ka theksuar rrezikun që i kanoset tashmë Shqipërisë nga koronavirusi si dhe nevojën për bashkim dhe për masa të rrepta për t’i bërë ballë.

Vasili thotë se në këtë situatë të re kur në Itali janë 50 të infektuar nga koronavirusi, në Shqipëri nuk duhet të ketë deklarata nervoze politike por të gjitha resurset të vendosen në dispozicion pa asnjë kufizim.

Po ashtu Vasili i kërkon qeverisë të vendosë sa më parë në dispozicion të qytetarëve fondin për mobilizimin kundër koronavirusit. Po ashtu nënkryetari i LSI thekson se monitorimi i rreptë duhet të jetë kryefjalë në këtë situatë të re dhe kërkon edhe ngritje të karantinave në Pikat Kufitare 24 orë.

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!
Sigurisht opinioni publik ka qenë në këto ditë të fundit në njohje të mjaft informacioneve, që lidhen me një problem të shëndetit publik, tashmë një problem ndërkombëtar, siç është problemi i epidemisë nga koronavirusi, i cili e ka zanafillën e tij në Kinë, e cila ka pasur dhe një numër mjaft të madh të të infektuarve, të rasteve të konstatuara, por edhe të vdekjeve që kanë ndodhur.
Përpara se të vazhdoj me disa elementë të tjerë, është e rëndësishme të informojmë opinionin publik që informacionet që vijnë nga Kina, janë informacione që krijojnë një klimë më pozitive s e më parë, për arsye sepse tendenca e tyre, pra për infektim, ka filluar të bjerë në mënyrë të dukshme. Pra rastet e infektuara në Kinë janë më të pakta, gjithashtu edhe raste e vdekjeve janë pakësuar dukshëm. Pra ky është një lajm i mirë që vjen prej andej, pasi ai ishte dhe baçini kryesor i shfaqjes së epidemisë.

Natyrshëm epidemia, për shkak të kontakteve shumë të mëdha me një masë popullsie shumë të madhe siç është Kina, llogaritja është mbi një miliard e ca njerëz, kanë shkaktuar ato efekte pasuese të cilat reflektohen në distancë në vende të tjera dhe në atë që quhet ndërkombëtarizim i epidemisë. Dhe janë shfaqur sikurse është bërë e njohur edhe në Italinë fqinje, e cila ka pasur rreth 50 të infektuar deri tani dhe dy raste vdekjeje të personave që kanë pasur kontakt me njerëz që kanë qenë në Kinë.

Sigurisht kjo situatë e re, pra epidemia që ka pësuar shtrirje, ndërkohë që tendenca e saj për t’u kufizuar, për të pasur një rënie në vendin e origjinës, imponoi një situatë të re. Natyrshëm kjo kërkon sjellje të reja, qëndrime të reja dhe vëmendje më të lartë. Natyrshëm gjithë opinioni publik botëror pati shkujdesjet e tij në momentet e para të epidemisë dhe tani ka adaptuar masa të tjera.

Së bashku do të jemi këtu, për të përçuar mesazhe, të cilat evitojnë qoftë alarmizmin dhe nervozizmin e pa nevojshëm, por qoftë edhe shkujdesjen e cila mund të krijonte problematika. Ndaj në këtë situatë të re ku monitorimi i rreptë merr fjalën e parë dhe ndjekja e situatës në të gjithë pikat delikate është ajo që është kryefjala e të gjithë sjelljeve në këtë moment, është tepër e rëndësishme që të gjitha këto masa të shoqërohen në radhë të parë e mbi çdo gjë, me vendosjen në radhë të parë nga qeveria të fondeve në dispozicion, pasi veprimtaria e përditshëm, monitorimi dhe puna e përditshme, e cila shtrihet në një rreze të gjerë, kërkon fonde të veçanta pa të cilat të gjithë punonjësit, të cilët bëjnë një punë të madhe në terren, nuk mund të veprojnë dot pa i pasur. Dhe sa më parë qeveria duhet të vendoste fondin përkatës dhe ta bënte publik, pasi edhe publiku do të njihej me mjetet e mobilizuara për këtë çështje.

Me qenë se problemi kërkon në radhë të parë dhe mbi çdo gjë, një sjellje thellësisht profesionale, Instituti i Shëndetit Publik duhet të jetë ai që duhet të marrë në duar lidershipin, pasi disponon të gjithë autoritetin shkencor dhe profesional, por disponon njëherazi dhe një laborator shumë të mirë dhe të akredituar, për vendosjen e diagnozës, një laborator që funksionon më së miri dhe është certifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që prej vitit 2010, duke konsoliduar një aftësi diagnostike të nivelit ndërkombëtar. Insistoj të përsëri marrjen e udhëheqjes nga Instituti i Shëndetit Publik pasi kjo siguron përballim profesional, siguri të opinionit publik në informacionin që merr dhe eviton në një rast politizimet e panevojshme të cilat nuk e ndihmojnë situatën. Është shumë e nevojshme për opinionin publik dhe median e cila është një aleat i paçmuar në këtë moment që të gjitha ambientet karantinore të cilat nuk mund të jenë të kufizuara vetëm në një vend të vetëm, por duhet të predispozohen në pika kufitare të cilat janë gjithmonë pika risku.

Të jenë të pajisura, të bëhen publike , të njihet situata e tyre dhe të jenë në gatishmëri 24 orë duke izoluar, eventualisht nëse ka, çdo rast të dyshimtë i cili do të kishte kontakt me zonat e infektuara. Sigurisht është një lajm i mirë që duhet ndarë me të gjithë qytetarët që nuk ka pasur asnjë rast të infektuar dhe aq më pak asnjë rast humbje jete nga kjo gjë. Shqipëria ndodhet në këtë situatë në një moment i cili kërkon gatishmëri të rritur dhe maksimale, por ngjarjet e hidhura sigurisht kanë munguar. Eksperienca në organizimin e këtij monitorimi është e pasur dhe nuk mungon, pasi Shqipëria është përballur sistematikisht me epidemi duke filluar nga “Lopa e Çmendur, që e kujtoni, tek gripi i derrit, te gripi i shpendëve, tek SARS, që ka qenë një epidemi e ngjashme përsa i takon tipologjisë me koronavirusin me një shfaqje të një forme tjetër, të cilat janë përballuar të gjitha me një sukses shumë të mirë, për të cilën është vlerësuar nga OBSH-ja dhe është momenti që të gjitha këto instrumente, mjete, praktika, mënyra pune të vihen sërish në funksion në masën 100%.

Është shumë e rëndësishme që informacioni i popullatës të jetë akoma dhe më intensiv se sot , nuk ka nevojë për deklarata nervoze politike, por t’ua japim gjithmonë e më shumë fjalën profesionistëve , epidemiologëve profesionistë të cilët sigurisht jo vetëm japin informacione profesionale por injektojnë dhe besim te publiku dhe evitojnë në të gjitha rastet alarmizmat pa vend të cilat janë një faktor pengues dhe jo ndihmues në përballimin e situatës. Është shumë e nevojshme në situata të tilla të cilat kërkojnë mobilizim njerëzit, të aftë dhe të zotë, nuk duhet hezituar që edhe specialistë për eksperiencë të gjatë edhe në përballimin e epidemive të rëndësishme dhe të rrezikshme të së shkuarës dhe që kanë ditur ti përballojnë me sukses,e të cilët nuk janë aktiv në punë sepse mund të ndodhen edhe në pension, mund të aktivizoheshin përkohësisht në situata të tilla pasi do të jepnin një kontribut shumë të çmuar falë eksperiencës por dhe motivimit të tyre që nuk u ka munguar asnjëherë pasi kanë qenë punonjës jo vetëm të dedikuar por dhe profesionalisht të aftë për ti përballuar.

Dhe çdo lloj resursi në këto formë do duhet të mobilizohet sa më parë pa asnjë paragjykim dhe pa asnjë kufizim. Është shumë e dukshme që në këtë moment prania e virusit deri afër Italisë sigurisht mund të krijonte elemente paniku por në vend të këtij paniku të forcojmë masat organizative dhe monitorimin në pikat e kontrollit duhet të jetë sigurisht shumë i rreptë dhe të jeni të bindur që është një mjet aq efikas sa asnjë nuk mund ta marrë me mend, në fund të fundit porta e hyrjes është atje dhe çdo veprim do kujdes maksimal dhe përveç se do të sillte një përballim shumë të suksesshëm të situatës nuk do të bënte asgjë tjetër.

Jemi të gjithë së bashku sigurisht me gjithçka dimë dhe me gjithçka kemi mundësi për eksperiencat profesionale të gjithsecilit që të vendosim në dispozicion me gjithçka mundemi për të mbajtur këtë situatë e cila e thashë dhe njëherë tjetër nuk ka asnjë të infektuar dhe asnjë viktimë për fat të mirë për ta mbajtur nënkontroll pa u kënaqur dhe pa qenë të qetë deri në momentin kur organizata botërore e shëndetësisë ta shpallë epideminë të shuar për pasojë rimerret ritmi i zakonshëm i punëve dhe i sjelljeve në llogari të shëndetit publik. Si çdo emergjencë e shtetit publik unë do të bëja thirrje të gjithë personave që drejtojnë ministrinë e shëndetësisë të jenë të qetë në komunikimet e tyre të evitojnë të gjitha nervozizmat në momentet e caktuara me ngjyrime të lehta arrogance pasi çdo sugjerim dhe prokupacion nga do që të vijë përveç se duhet marrë në konsideratë me gjakftohtësi dhe duhet vlerësuar deri në fund duhet parë gjithmonë si një kontribut në mënyrë që më e mira të bëhet për shqiptarët dhe askush nuk ka në mend dhe nuk mendon se mund të përfitoj nga një e tillë apo diçka.

Përfitimi i vetëm i yni është vetëm jetë, të kemi një shuarje të epidemisë me 0 pasoja për popullatën shqiptare. Vullneti i të gjithë njerëzve të shëndetit publik përfshirë personalisht dhe mua si të interesuar meqë kam dhënë kontribute jo të vogla në këtë fushë do të jetë gjithmonë i gatshëm për të kontribuar për një gjë që ka të bëj me të mirën e shqiptarëve dhe sot është koha për të drejtuar gishtin nga epidemia dhe jo për të drejtuar gishtin nga njëri tjetri pasi na duhet që ta kalojmë pa asnjë problem sikurse më shumë sukses kemi bërë dhe në të shkuarën ndaj masat e mësipërme që propozova sigurisht që janë të detyrueshme të bëhen publike dhe transparenca e vazhdueshme e palodhur dhe informacioni intensiv dhe masiv i profesionistëve sigurisht që do të evitonte çdo lloj shqetësimi të panevojshëm apo paniku pa vend i cili nuk do të ndihmonte si të thuash situatën por përkundrazi do të krijonte artificialisht situata të panevojshme. Ndaj duke ndjekur me shumë seriozitet dhe duke pasur parasysh dhe situatën e cila për fat të mirë në kinë po shënon një rënie dhe vigjilenca e rritur për shkak të kthimit të saj me reflektimin në Evropë do na bëjnë që më këtë seriozitet dhe me këtë përulësi dhe modesti të kalonte pa asnjë pasojë për qytetarët shqiptarë. Ju Faleminderit të gjithëve.

Modifikuar më Saturday, 22 February 2020 19:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...