Protesta e naftëtarëve, punonjësve të Ballshit u bashkohen minatorët e Bulqizës

Diel, 23 February 2020 10:33

Vijon të rëndohet orë pas ore gjendja e punonjësve të uzinës së naftës në grevë urie prej 10 ditësh. 

Tre prej tyre përfunduan në spital të shtunën, por thanë se do të kthehen sërish aty deri në fund për pagat dhe rinisjen e punës. 

Ndërkohë shtyrja për të martën e premtimit për tre pagat, i ka bërë ata edhe më shumë mosbesues përballë qeverisë dhe kompanisë.

Në orën 10 të kësaj të diele, naftëtarët së bashku me familjarët e tyre pritet të zhvillojnë një marshim paqësor drejt qendrës së qytetit.

Protestës do ti bashkohen edhe minatorët e Bulqizës.

Përfaqësues të minatorëve ndodhen prane grevistëve të Ballshit.

"Të bashkohemi se bashku për të drejtat tona . Po bëhen vite që minatoret nuk kanë marrë një status . Probleme të mëdha shëndetësore" tha kryetari i sindikatës  se minatorëve, Elton Debreshi.

Punonjësit e Poçemit janë sot në ditën e 11 të grevës së urisë, ndërsa naftëtarët në të 7.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...