Raporterja e BE: Po monitorojmë Anti-KÇK-në. Do ndërhyjmë nëse shkel të drejtat

Diel, 23 February 2020 12:44

Bashkimi Europian me të gjithë strukturat e tij do ta monitorojë zbatimin e paketës anti-KÇK në Shqipëri. Nëse konstatohet se ligjet shkelin të drejtat e njeriut, qeverisë do t’i kërkohet ndryshimi i tyre.  Këtë e konfirmon për A2, Isabel Santos, raportuesja për Shqipërinë në Parlametin Europian: “Sigurisht që qeveria dhe Parlamenti kanë mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së për ligjet dhe aktet legjislative. Ne do ta ndjekim zbatimin e ligjit. Nëse në ndonjë moment do të vërejmë se të drejtat e njeriut nuk po respektohen, BE dhe besoj dhe SHBA do t’i kërkojnë vendit tuaj të rimendojnë dhe ndryshojnë ligjin. Për tani, na duhet të ndjekim zbatimin e të shohim nëse është në përputhje të plotë me sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Janë vlera bazike në Bashkimin Europian që nuk mund të shkelen. Jemi shumë striktë për këtë”. 

Në intervistën për A2, Santos pohon se u habit nga situata politike në Shqipëri në këtë moment kyç për negociatat dhe pas gjithë besimit që iu tregua vendit në Konferencën e Donatorëve.  

Por, në pritje të 2 marsit të Presidentit, a mund të ndikojë përplasja mes tij dhe mazhorancës në vlerësimin për hapjen e negociatave?
 “Shpresoj që jo, sinqerisht shpresoj që jo. Por, në këtë moment nuk mund të parashikoj efektin që mund të ketë kjo përplasje. Nuk e di nëse palët do të mund ta riformësojnë këtë përballje në të cilën janë përfshirë, cili do të jetë reagimi në ditët e ardhshme dhe cili do të jetë rezultati final në 2 mars. Shpresoj që jo, që përplasja të mos ketë efekt negativ, por nuk e parashikoj dot tani efektin e vertetë të saj”, u përgjigj Santos.  

Portugezja që zëvendësoi Knut Fleckestain si raportuese në Parlamentin Europian thekson gjithashtu rëndësinë e mbylljes deri në 15 mars të Reformës Zgjedhore dhe shtrirjes së ndryshimeve dhe në ligje të tjera. Për ta kthyer sistemin politik në Shqipëri më pranë standardeve europiane.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...