Vdes ideja e 'Mini Shengenit Ballkanik', BE nuk e mbështet

Diel, 23 February 2020 17:29

Iniciativa rajonale, e ashtuquajtura “Mini-Shengeni” ballkanik, nuk po e merr mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Edhe pse jemi rreth katër muaj nga takimi i parë në Novi Sad, e më pas në Ohër dhe Tiranë, asnjë zyrtarë i lartë i BE-së, në asnjë dokument të rëndësishëm nuk i ka dhënë mbështetje kësaj ideje.

 

Kështu shprehen njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kosovë, përcjell RTK.

 
 

Sipas Demush Shashës, nga instituti ‘Epik’, ideja e Mini-Shengenit ballkanik ka vdekur dhe rilindjen e vetme mund të përjetojë brenda procesit të Berlinit.

 

“Tani bëhen katër muaji që nga lanësimi i mini-shengenit në Novi-Sad. Qe katër muaj asnjë zyrtarë i lartë i BE-së, asnjë dokument i rëndësishëm i BE-së nuk e ka mbështetur shprehimisht idenë e mini-shengenit. Kjo ka një arsye se qëllimet e mini-she ngenit janë në duplifikim të plotë me procesin e Berlinit. Prandaj nuk asnjë sens të fillohet një proces i ri, duke qenë se procesi i Berlinit ekziston tani e katër-pesë vite...duke e njohur që është një ide që synon katër lirit themelore të BE-së dhe duke njohur faktin që asnjë zyrtarë i lartë i BE-së nuk është duke e mbështetur këtë ide, konsideroj se kjo ide ka vdekur dhe rilindjen e vetme mund të përjetoj brenda procesit të Berlinit...është një anomali që një iniciativë që synon katër liritë themelore të BE-së të mos diskutohet fare nga BE dhe fare të mos jetë pjesë e diskutimeve të liderëve të Ballkanit perëndimor. Prandaj ajo në vetveti është ajo mesazh për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor se BE nuk e sheh në prioritet dhe nuk ofron mbështetje për këtë iniciativë”, thekson ai.

Skeptik rreth kësaj iniciative është edhe drejtori i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj.

“Nuk besoj që BE apo ShBA shpenzojnë energji, apo para për një ide të tillë që mund të jenë të përkohshme sepse gjitha këto pretendojnë me qenë pjesë e BE-së. Ndoshta kjo është arsyeja pse kemi një hezitim për me mbështet këtë ide. Qoftë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, qoftë nga ShBA”, thotë Demhasaj

Ndërsa analisti politik, Faton Abdullahu i bëri thirrje qeverisë re që të jetë më e  qartë për këtë iniciativë.

“Kosova në përgjithësi dhe Qeveria jonë në veçanti nuk ka qasje të qartë sa i përket mini-shengenit. Duhet të jetë shumë më e qartë në vendimet dhe synimet që i ka për të na dhënë arsyetimet pse është kundër mini-shengenit. Ta dina të gjithë cilat janë arsyet për të qenë kundër", shprehet analisti. 

Iniciativa për formimin e një Mini-Shengeni Ballkanik qysh në nisje të saj nuk e ka pasur përkrahjen e institucioneve kryesore në Kosovë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...