Socialistët e Vlorës pranojnë helmin e partisë

Diel, 23 February 2020 21:07

Edi Rama, kryeministër në detyrë (i pavotuar sepse dihet se si e mban pushtetin), është i vetmi që ka qeverisur me keq se askush të paktën pas rënies së komunizmit. Ai me politikat e tij antisociale, pro oligarkisë ka varfëruar skajshëm këtë popull. Përveç kësaj pasiguria në vend, përfshi dhe atë ushqimore është në nivelet skandaloze e sikur të mos mjaftonte kjo, mbetje kancerogjene po pushtojnë vendin tonë, përkundër deklaratave publike të Ramës se kjo gjë nuk do të ndodhte.

Tre ditë më parë u kap një kamion në Vlorë me një sasi materialesh që u konsideruan si mbetje kimike dhe kacerogjene. Dje doli raporti për mbetjet që u gjetën në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë, që solli në arrestimin e 6 personave.  Procedura u shoqërua me fotografitë e nevojshme kriminalistike. Kujtojmë se në pranga përfunduan Zamir Kormuzi, pronari i firmës së grumbullimit të mbetjeve, Elisabeta Çuni administratore e firmës së mbetjeve, Arbër Çuni, shofer i furgonit, Kujtim Xhafellari, Zv. kapiten i tragetit, Festim Tafa, kapiten i tragetit dhe 48-vjeçari me iniciale A.G.

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se ka gënjyer publikisht shqiptarët, ndërsa kujton një deklaratë të këtij të fundit, në vitin 2013, ku tha se nuk do të lejoheshin plehrat dhe kimikatet e rrezikshme nga jashtë. Ky reagim i PD-së, vjen pas kapjes së sasive të mëdha të amiantit kancerogjen, në dhjetëra fuçi me substance të rrezikshme në bordin e një trageti të linjës Brindizi-Vlorë.

Po sot nga Vlora Jamarbër Malltezi ne emër te PD deklaroi se: “Shqiptarët po bëhen kurban nga lufta mes bandave në qeveri që bëjnë biznes me vdekjen”.

“Ndonëse nuk e miratoi dot ligjin, Rama lejon importin e mbetjeve nën etiketën si kimikate, përmes VKM 665 të datës 21.09.2016 “Për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme”. Vlonjatet si gjithë shqiptarët meritojnë det dhe mjedis të pastër, pa helme dhe pa mbetje të rrezikshme.

Vlonjatet patën mundësi të ndjejnë nga afër dëshirën e madhe të Edi Ramës për të importuar plehrat e botës. Mediat italiane raportuan për të paktën 15 udhëtime me traget, ku sasi të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, largohej nga Italia me qëllim depozitimin në Shqipëri sipas një skeme tipike mafioze.

Vlonjatët dhe gjithë shqiptarët panë Edi Ramën në darkë të ngushtë me z. Kornuzi që banon në Siçili, pronarin e ndërmarrjes “Kornuzi”, biznesi i së cilës është ajo e depozitimit të mbeturinave dhe e cila transportonte ngarkesën jashtë portit te Vlorës”- tha z.Malltezi.

Prokuroria shqiptare i detyrohet popullit të Vlorës që mos të mbylle sytë, por të bashkëpunojë me prokurorinë e Leçes për të hetuar këtë trafik ndërkombëtar mbetjesh të rrezikshme, të sjellin polici shkencore dhe të marrin mostrat për ti analizuar në Laboratorët e Akredituar të Mbetjeve të rrezikshme pasi në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të akredituar për këto lloj mbetjesh

Shqiptarët nuk ka pse bëhen kurban të luftës së klaneve në PS që duan të bëjnë biznes me vdekjen!

Ajo cfarë të bën përshtypje në gjithë këtë histori është fakti se si socialistët e Vlorës janë paktuar me këtë akt kriminal të Edi Ramës.

Kjo që ka ndodhur më ta është tejet skandaloze, e paimagjinueshme, nuk duhej të ndodhte në asnjë centimetër tokë shqiptare aq më tepër në Vlorë ato ky Rama ka kërkuar votën për 2 mandate rresht dhe që vlonjatët në mirëbesim ose jo, ia kanë dhënë. Është i turpshëm fakti që socialistët e Vlorës e pranojnë helmin e partisë që përmes tij kërkojnë të helmojnë gjithë vlonjatët. Siç duket ata janë mësuar me “masakrën” që iu bën lideri suprem i tyre, pranojnë çdo gjë për idealin e partisë duke mos pasur prioritet atë të pragut të shtëpisë. Vlora është mjaft e trazuar, veç mbetjeve kancerogjene dhe varfërisë së ulur këmbëkryq si kudo, në Vlorë vrasjet, atentatet, si dhe numri i të zhdukurve është i madh. Nenat vlonjate po qajnë fëmijët e tyre. Me apo pa faj qofshin ata, fakti që krimi po bën kërdinë duhet ti ndërgjegjësojë dhe kamikazët e partisë në Vlorë tu dalin zot vlonjatëve. Fundja e gjithë kjo situatë erdhi për fajin e keqqeverisjes së liderit suprem të tyre, Edi Ramës.

Modifikuar më Tuesday, 25 February 2020 21:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...