Limos Dizdari: Në 2 Mars, edhe unë në sheshë për Kushtetutën që bëmë me socialistët

E mërkurë, 26 February 2020 21:22

Limos Dizdari Artist i Merituar: Një tufë hajdutësh po përfaqësojnë Rilindjen

Prezenca ime intelektuale por edhe si socialist që bëmë Kushtetutën do të jetë duke mbështetur institucionin e Presidencës. PS po e përfaqsojnë një tufë hajdutësh me emrin Rilindje dhe gishti i turpit të ambasadorit të OSBE-së. Ja ccfarë I shkruajta para disa ditësh Kancelares Merkel për Rilindasit e vërtetë Kombëtar me Abdyl Frashërin në krye. Grushti I Shtetit, Anti –KCCK-ja, kryebashkiakët e  inkriminuar dhe fati I zi I ekonomisë në duart e Ahmetajt

Intervistoi për “Telegraf” Agron Mema

Limos Dizdari Artist i Merituar, ish deputet i PS-së, në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon se si intelektual e mbështet thirrjen e Presidentit të Republikës dhe në 2 mars do të jetë në protestë, në mbështetje të institucioneve. Zoti Dizdari pohon se i ka dërguar një letër edhe kancelares së Gjermanisë Merkel, duke bërë paralelizmin me Rilindasit Kombëtarë, Abdyl Frashërin, që shkrinë pasurinë e tyre për Shqipërinë. Limoz Dizdari, si bashkëthemelues i PS-së, është shumë kritik, derisa thotë se koncepti i Rilindjes është që një mësues të anglishtes, sikurse Arben Ahmetaj e bën ministër të Financave, dhe të shumëpërfolurin për korrupsion Damian Gjiknurin e bën ministër. Anti – KÇK-ja është thjesht një sajesë, ndërkohë që shprehet se ne nuk kemi qeveri. Zoti Dizdari, si një nga bashkëthemeluesit e PS-së, ish deputet i PS-së në intervistën për gazetën “Telegraf” shprehet se një tufë hajdutësh sot përfaqësojnë Rilindjen. Zoti Dizdari bën edhe një paralelizëm me zvambasadorin e OSBE-së, i cili kërkoi që shqiptarët të protestojnë, ndërkohë,  gishti i ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, siç thotë Artisti Limoz Dizdari, “ na u fut, derisa populli nuk e çoi deri në fund protestën e tij”.

https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/limoz-dizdari-300x225.jpg 300w, https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/limoz-dizdari-80x60.jpg 80w, https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/limoz-dizdari-265x198.jpg 265w" sizes="(max-width: 400px) 100vw, 400px" style="box-sizing: border-box; border: 0px; max-width: 100%; height: auto; margin: 0px 5px; transition: opacity 0.3s cubic-bezier(0.39, 0.76, 0.51, 0.56) 0s; opacity: 0; display: inline-block;">

Koncepti i Rilindjes nuk mund të jetë një mësues organizativ që udhëheq si ekononomisti, mësues anglishtes, Ahmeti, nuk mund të drejtojë Shqipërinë një ministër i përfolur si Gjiknuri, apo Hyseni si shumë i përfolur.

Padyshim që prezenca ime intelektuale do të jetë duke mbështetur institucionin e Presidencës, për këtë duhet të më kuptoni. Është prezencë  intelektuale në mbështetje të institucioneve. Prezenca ime ka qenë e vazhdueshme gjithmonë në mbrojtje të institucioneve. Kjo sepse dhuna ndaj institucioneve është maksimalisht e rëndë.

Populli dhe inteligjenca nuk duhet të kishin heshtur përballë gishtit të ngritur të ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri. Përderisa populli nuk e çoi deri në fund këtë çështje me protestat që nisi, gishti i tij na hyri….kaq…

https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/limozi-prap-300x266.jpg 300w" sizes="(max-width: 475px) 100vw, 475px" style="box-sizing: border-box; border: 0px; max-width: 100%; height: auto; margin: 0px 5px; transition: opacity 0.3s cubic-bezier(0.39, 0.76, 0.51, 0.56) 0s; opacity: 0; display: inline-block;">

 -Zoti Dizdari,  Presidenti i Republikës në 2 mars ka bërë thirrje për një tubim në mbrojtje të rendit kushtetues. A do të jeni edhe ju në këtë tubim?

-Padyshim që prezenca ime intelektuale do të jetë duke mbështetur institucionin e Presidencës, për këtë duhet të më kuptoni. Është prezencë  intelektuale në mbështetje të institucioneve. Prezenca ime ka qenë e vazhdueshme gjithmonë në mbrojtje të institucioneve. Kjo sepse dhuna ndaj institucioneve është maksimalisht e rëndë. Mendoj se koha ka ardhur që institucionet të ngrihen, po që të realizohet kjo, ato duhen mbrojtur.

– Si e shpjegoni borxhin e rritur nga qeverisja e Rilindjes?

– Pyetjen bëja vetes se sa herë hynë 5 tek 14? Fshati që duket nuk do kallauz. Kjo ndodh për pastrim parash, justifikimi i lavatriçes së pistë.

Gazeta Telegraf: – Zoti Dizdari, si ish deputet i PS-së, a  mendoni se kryeministri Rama ka kryer grusht shteti për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese?

– Për këtë janë shpjeguar edhe të tjerë dhe është tjetër gjë. Problemi është si po goditen të gjitha institucionet e drejtësisë? Pse duhen? Për çfarë interesi? Nuk e kuptoj se këtu është fjala të shpëtojmë njerëzit nga grushtet që hanë dhe këtë njerëzit nuk e kuptojnë. Për mua është një qëndrim kolegjial i keq…

https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/meta-beselidhje-201x300.jpg 201w" sizes="(max-width: 273px) 100vw, 273px" style="box-sizing: border-box; border: 0px; max-width: 100%; height: auto; margin: 0px 5px; transition: opacity 0.3s cubic-bezier(0.39, 0.76, 0.51, 0.56) 0s; opacity: 0; display: inline-block;">

Si e gjykoni Anti- KÇK-në dhe a mund të luftohet krimi me operacione si Forca e Ligjit?

-Do të jap një përgjigje të shkurtër dhe të mençur: Kjo KÇK-ja , si të gjithve, edhe mua më duket si sajesë. Nuk besoj se është mendja e Ramës, ashtu si dhe firmat piramidale nuk qenë mendja e Berishës.

Po të kujt? Kush ka interesa për këto?

– Z. Agron, si gazetar, je në gjendje të më mbrosh jetën për përgjigjen? Tani u kujtove se paska kaq shumë oligark? Nuk e dije më përpara?

Luftën kundër korrupsionit nuk mund ta bëjë asnjë instancë, asnjë strukturë. Këtë mund ta bëjë vetëm shteti. Dhe neve qeveri nuk kemi. Po shtet kemi? Më thoni u, cili ministër është i pa përbaltur?

Gazeta Telegraf- Zoti  Dizdari, duke u njohur me disa çështje që SPAK ka marrë në shqyrtim deri tani, besoni se do luftohet korrupsioni?

-Jo, kurrësesi!

-Pse jeni kaq mosbesues?

-Sepse këtë s’mund ta bëjë asnjë instancë, asnjë strukturë. Këtë mund ta bëjë vetëm shteti. Dhe neve qeveri nuk kemi. Po shtet kemi?. Më thoni u, cili ministër është i pa përbaltur?

https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/me-qiri-300x234.jpg 300w, https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/me-qiri-768x600.jpg 768w, https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/me-qiri-696x543.jpg 696w, https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/me-qiri-538x420.jpg 538w" sizes="(max-width: 857px) 100vw, 857px" style="box-sizing: border-box; border: 0px; max-width: 100%; height: auto; margin: 0px 5px; transition: opacity 0.3s cubic-bezier(0.39, 0.76, 0.51, 0.56) 0s; opacity: 0; display: inline-block;">

-Në shumë organizata të PS-së të gjithë kanë reaguar dhe nuk kanë pranuar emërimet e kryetarve të degëve në rrethe apo delegatët e kongresit . A mendoni se këto “aksidente “ janë përjashtime dhe a ka demokraci brenda PS-së?

– Jo! Nuk ka demokraci në PS. Këto janë një shprehje e asaj që na japin të kuptojmë se ka akoma jetë, akoma shpresë….por nuk ka mbaruar dhe kjo është shpresa…Unë nuk jam pjesë e strukturave sepse nuk besoj tek këta. Kam qenë dhe mbetem përfaqësues energjik i së Majtës shqiptare…

Më propozuan këto ditë që t’i themi dikujt të të ftojmë në kongres të partisë dhe unë ju përgjigja atyre se a ka vërtetë parti? Dhe është vërtetë kështu se një tufë hajdutësh po përfaqësojnë Rilindjen.

–  Pse besoni se Rilindja  nuk e përfaqëson të majtën shqiptare?

-Më propozuan këto ditë që t’i themi dikujt të të ftojmë në kongres të partisë dhe unë ju përgjigja atyre se a ka vërtetë parti? Dhe është vërtetë kështu se një tufë hajdutësh po përfaqësojnë Rilindjen. Para ca ditësh i kam shkruar një letër dhe ia kam dërguar  Kancelares Merkel. Aty i nënvizoj dhe një këngë tonë popullore:  “Avdyl shite pasurinë, një copë flori…”. I them në letër se kështu këndonte populli ynë atëhere kur burrat e shtetit hynin në kancelarinë gjermane. Avdyl Frashëri me përfaqësinë kërkuan kancelarin që t’i ndihmonte për fatet tragjike të kombit tonë dhe ai iu përgjigj: Ku bie Shqipëria? Çfarë gjuhe flisni dhe me ç’alfabet? A keni arshiva dhe biblioteka? Institucione a keni?…e tjera. Përfaqësia jonë ngriti supet përballë pyetjeve në vend të përgjigjeve. Atëherë kancelari gjerman i këshilloi që t’i bënin këto që i pyeti…Pra, që nga ajo kohë edhe sot na vjen këshilla gjermane. Pyetja vjen, po përgjigja është se po harxhojmë pasurinë kombëtare për ahengje dhe udhëtime, vila dhe …etj. Pra koncepti i Rilindjes nuk mund të jetë një mësues organizativ që udhëheq si ekononomisti, mësues anglishtes, Ahmeti, nuk mund të drejtojë Shqipërinë një ministër i përfolur si Gjiknuri, apo Hyseni si shumë i përfolur.  Unë, si artist, shembujt gjithmonë i marr nga populli dhe ai thotë: Ku ka zë s’është pa gjë. Edhe njëherë dua t’u pyes, je në gjendje të më mbrosh?

-Jo!

-Mirë, të paktën shkruaje!”

Gazeta Telegraf: – A ka përgjegjësi politike Kryetari i PS dhe Kryeministri Rama për ata kryebashkiakë të 30 qershorit, që tashmë rezultojnë me rekorde kriminale?

– Ai s’ka përgjegjësi. Ai ka vetpenalizuar vetveten. Ai është i tëri i fajshëm dhe këto janë faje nominale.

–  Pse tani në PS, në grupin parlamentar të saj, nuk ka kritika, nuk ka zë ndryshe?

– Edhe në kotec një gjel këndon….

https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/gisht-i-mesit-300x171.jpg 300w, https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/gisht-i-mesit-1024x583.jpg 1024w, https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/gisht-i-mesit-768x437.jpg 768w, https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/gisht-i-mesit-696x396.jpg 696w, https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/gisht-i-mesit-1068x608.jpg 1068w, https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/gisht-i-mesit-738x420.jpg 738w" sizes="(max-width: 1166px) 100vw, 1166px" style="box-sizing: border-box; border: 0px; max-width: 100%; height: auto; margin: 0px 5px; transition: opacity 0.3s cubic-bezier(0.39, 0.76, 0.51, 0.56) 0s; opacity: 0; display: inline-block;">

– Pse personalitetet e së Majtës tashmë heshtin ndaj keqqeverisjes së rilindjes?

-Duhet luftuar ndryshe dhe më sakt ky është faji institucional, ndaj më lart e vlerësova zv/ambasadorin e OSBE-së. Populli dhe inteligjenca nuk duhet të kishin heshtur përballë gishtit të ngritur të ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri. Përderisa populli nuk e çoi deri në fund këtë çështje me protestat që nisi, gishti i tij na hyri….kaq…

Gazeta Telegraf: – Z. Dizdari përse po shpopullohet Shqipëria? Është fenomen emigrimi, apo pasojë e politikës?

– Unë e shoh më thjeshtë; Shqipëria është një vend i begatë, i pasur dhe me mbi 300 ditë me diell. Nuk është pak për ta pasur zili. Kjo më bën të mos e bëj fajtor në shumë raste Edi Ramën, nga llogjika që rrjedh prej kësaj që thashë më lart.

– Pse ndodh?

– Kaq desha të them…

Çfarë fitoi PS-ja me qeverisjen në 60 bashkitë?

– S’e kam mësuar akoma se çfarë fitoi, apo dua të them se është një entuziazëm euforik, por dëmi do të jetë i madh, jo vetëm për shqiptarët , por edhe për vet ata…

https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/me-nje-grua-300x225.jpg 300w, https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/me-nje-grua-768x576.jpg 768w, https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/me-nje-grua-80x60.jpg 80w, https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/me-nje-grua-265x198.jpg 265w, https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/me-nje-grua-696x522.jpg 696w, https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/me-nje-grua-560x420.jpg 560w" sizes="(max-width: 954px) 100vw, 954px" style="box-sizing: border-box; border: 0px; max-width: 100%; height: auto; margin: 0px 5px; transition: opacity 0.3s cubic-bezier(0.39, 0.76, 0.51, 0.56) 0s; opacity: 0; display: inline-block;">

– Keni shpresë se donacionet  e 1.2 miliardë euro do të mirëadministrohen për rindërtimin e pasojave të tërmetit?

-Ta thashë Agron që nuk ka pasur parti politike. Ka një grupim njerzish me interesa të këqia. Trasformimi ka ardhur i ngadalshëm deri këtu dhe dëshmisë së të ligës është vështirë për ta gjetur e vërtetuar

–  Meqë mbi 850 milionë euro janë kredi nga donacionet që u dhanë për Rindërtimin, a mendoni se duhet ngritur një Komision Ndërkombëtar për rindërtimin , të mos jetëm qeveria në administrimin e donacioneve?

-Pse duhen kaq shumë para?  Në një nga muzeumet uzina të Fordit në Kanada pashë të skalitur një thënie: ”Paraja është në shesh, boll të ulësh mesin dhe e mbledh”. Pra lotët  e njerëzve të dëmtuar mund të ishin dorovitur më mirë. Kaq shumë lekë Shqipëria do rindërtohej tri herë dhe të zhdukeshin pasojat, po si duket kanë parashikur tërmete të tjerë se çfarë u duhen kaq para, po kjo dihet. Për mua janë shumë para. Agron po më flet si ata që mundohen të gjejnë gënjeshtrën e madhe, kjo më bën të mendoj se dhe ju jeni pjesë e gënjeshtrës…(qesh me shaka)

https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/limozi-11-300x189.jpg 300w, https://cdn.telegraf.al/wp-content/uploads/2020/02/limozi-11-668x420.jpg 668w" sizes="(max-width: 693px) 100vw, 693px" style="box-sizing: border-box; border: 0px; max-width: 100%; height: auto; margin: 0px 5px; transition: opacity 0.3s cubic-bezier(0.39, 0.76, 0.51, 0.56) 0s; opacity: 0; display: inline-block;">

Gazeta Telegraf: – Profesor Limozi, çfarë jeni duke përgatitur tani?

– Jam duke përgatitur dhe këto ditë do të shpall vitin Jubile të 250 vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh, Bethovenit. Është lumturia dhe  dhurata  më e madhe  që i ka ardhur njerëzimit. Për këtë po përgatitem të marrë një kerdi, po e kam vështirë nga mosha dhe nuk di a do ta realizoj dot që ta marr këtë kredi…

– Vërtetë do marrësh kredi për Jubileun e Bethovenit?

Pse çudi të duket?  Ju nuk jeni pjesë e lumturisë njerëzore?….

– Faleminderit Profesor Limozi!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...