Karantinë brenda QSUT-së për koronavirusin/ Shehu: Strategji e ndërtuar ‘kokëposhtë’….

E mërkurë, 26 February 2020 21:57

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeveria ka lajmëruar se Spitali Infektiv do të jetë karantinë për koronavirusin e ky është një lajm aspak normal.

Shehu vlerëson se nuk mund të mendohet dot që të ngrihet një “spital”  brenda QSUT-së.

 

Tritan Shehu theksoi se strategjia është e ndërtuar kokëposhtë.

 
 

‘Nuk eshte e mundur, “Spitali infektiv do te jete edhe karantine per koronavirusin”, po lexoj!! Pa u pergenjeshtruar.

 

“U mbors mali e polli nje mi te ngordhur” i thone kesaj, mbas gjithe ketij “sekreti shteror”!

Si eshte e mundur te mendohet qe nje “spital”, brenda QSUT te kthehet ne karantine ne kete rast.

Dua te pyes, a e dine ata qe e thone kete se cfare eshte “Karantina” dhe diferencen e saj me nje Spital, aq me teper me nje spital ku deklarohet se do te vijne rastet e mundeshme me kete virus, komplikacionet nga ai, qe kerkojne edhe Terapi Intesive?!

Degjoni e lexoni pak ju lutem se si eshte e organizuar kjo jo larg, por psh ne Itali, Zvicer, Austri etj.

Karantina aty eshte brenda qendrave ushtarake apo te aferta, dhe eshte vetem per ata qe kane nje dyshim, si psh sepse kane pasur kontakte me rastet e infektuara, duke qendruar aty detyrueshem per 14 dite, pra jo te semure. Me tej nqs jane te shendoshe shkojne ne shtepi, pa u perziere me te semuret apo me nje spital.

Nqs dalin te infektuar kalojne ne spital ku shtrohen te gjithe ata qe kane kete infektim, e qe quhen keshtu te semure, pavaresisht nese jane ne gjendje te lehte apo serioze deri per Reanimacion, duke qendruar aty gjer ne sherim te plote.

Ajo cfare po lexoj eshte nje strategji e ndertuar “kokeposhte”.

Ne fakt eshte e tille sepse ketu shteti ka deshtuar e kjo strategji bazohet mbi “mos shtrimin ne spital edhe te rasteve te infektuara, por ne gjendje jo te rende, si dhe ne konceptin e vetekarantinimit”, qe jane koncepte te vendeve te pa zhvilluara, pa sherbim shendetesor, me semundeshmeri e vdekshmeri shume te larte.

PS. Nqs autoret e kesaj strategjie i referohen rastit te Spitalit ne Schiavonia te Padoves, dua tu them se e kane lexuar gabim. Aty behet fjale per 450 punonjes e paciente te tij te bllokuar brenda spitalit sepse nje mjek i atyshem doli pozitiv. Aktualisht ai spital po zbrazet e ata po vendosen ne karantina speciale. Po ju vendos dhe foton e spitalit.’-shkruan Shehu.

Modifikuar më E mërkurë, 26 February 2020 22:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...