Media ruse: Lavron dhe Rama dashuri me shikim të parë, janë takuar edhe në 2013

E Enjte, 27 February 2020 09:13

Kryeministri shqiptar filloi marrjen e kthesës me 180 gradë drejt Moskës, ndonëse mban në dorë formalisht një tabelë për SHBA!

Në vizitën e pare të kryeministrit Rama në Rusi në cilësinë e ministrit të jashtëm shqiptar si kryesues i OSBE për vitin 2020 vetëm për Ukrahinën nuk foli, ndonëse për atë problem gjoja kishte shkuar. Vizita ishte për të rregulluar marrëdhëniet Rusi-Shqipëri.

Mediat ruse kanë raportuar për vizitën e Edi Ramës në Moskë duke e pasqyruar si një vizitë që ka të bëjë më shumë me marrëdhëniet Shqipëri-Rusi sesa me funksionin e tij si kryesues i OSBE. Gazetat dhe portalet kryesore kanë pasqyruar më tepër deklaratat për mungesën e komunikimit Moskë-Tiranë dhe shumë pak për çështjen e Ukrainës, që ishte dhe tema e vizitës. Deklarata e Edi Ramës për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Rusia, në media ruse ka kaluar pa u vënë re dhe thuajse nuk ka ekziston e pasqyruar.

 

Gazeta ruse “Kommersant” ka analizuar konferencën e Edi Ramës me ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov dhe ka veçuar disa nga deklaratat e tyre. Gazeta citon qëndrimin e Edi Ramës kur deklaroi se “mes Moskës dhe Tiranës nuk ka pasur asnjë telefonate në shumë vite”. Në shkrim theksohet se “realisht nuk ka pasur telefonata, por e vërteta është se Lavrov ka pasur një takim në vitin 2013 më të njëjtin Edi Rama në një samit të OKB”. Gjithashtu, gazeta vë theksin te  raportet personale mes Edi Ramës dhe Lavrov. Vlerësimet e Edi Ramës që e cilësoi Lavrovin si një “enciklopedi të gjallë” dhe shton se mes dy politikanëve “ka kimi dhe merren vesh shumë mirë”.

Ndërsa media ruse “Rambler” veçon në shkrimin e saj deklaratën e Edi Ramës se me dy shteteve nuk ka pasur asnjë komunikim. “Kryeministri Edi Rama përsëriti disa herë gjatë konferencës së mes Tiranës dhe Moskës nuk ka pasur asnjë telefonatë prej shumë vitesh. Lavrov nga ana e tij i tha se këtë vit do të kemi shumë telefonata të përbashkëta edhe për çështje dy palëshe”, shkruan “Rambler”.

Ndërsa media “Regnum.ru” e raporton takimin me titullin “Lavrov takon një koleg nga Shqipëria”, duke vënë theksin tek atmosfera e ngrohtë e takimit.

Një nga agjencitë më të mëdha të lajmeve në rusi “Ria” në raportimin për takimin veçon gatishmërinë e Rusisë për të zhvilluar marrëdhënie me Shqipërinë. “Lavrov deklaron gatishmëri për bisedime të rregullta me Shqipërinë”, thuhet në artikullin e agjencisë ruse. “Ria” veçon nga konferenca jo deklaratat për Ukrainën, por gatishmërinë e Edi Ramës për të folur dhe komunikuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë për çështjet që lidhen dhe me marrëdhëniet dypalëshe.

Kryeministri shqiptar filloi marrjen e kthesës me 180 gradë drejt Moskës, ndonëse mban në dorë formalisht një tabelë për SHBA! Me sa duket paska punuar mire Presidenti serb Vuçiç, që njihet publikisht si mik personal i Edi Ramës.

Ndjehej dashuria për Moskën e kryeministrit Rama, ishte në ekstazë nga takimi me ministrin rus në Moskë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...