'Mjaft më! Dhuna ndaj grave duhej të ishte zhdukur!'

Premte, 28 February 2020 14:27

Nga Belind Këlliçi.

Dhuna ndaj grave është ende një fenonem që ndodh rëndom në shoqërinë shqiptare. Vetëm në vitin 2020, janë vrarë 7 femra, pa harruar rastet e abuzimit seksual dhe dhunës që ushtrohet ndaj tyre

Kjo tregon se, përveçse ndodhemi në një krizë politike, ekonomike, institucionale, ne kemi edhe një krizë sociale. Mungesa e edukimit, problemet financiare dhe depresioni psikologjik që ka goditur vendin, janë shkaktarët kryesorë të këtij fenomeni.

Ne e dimë tashmë, se abuzime me femrat ndodhin shpesh nëpër shkolla, gjimnaze dhe auditore universitetesh. Djepi i dijes është kthyer në një mekanizëm për të ushtruar këtë dhunë. Kjo është një nga fatkeqësitë më të mëdha që vajzat e femrat, por edhe të tjerët, duhet të përballojnë para se të kenë një formim arsimor dhe profesional.

Ndërgjegjësimi është arma që ne, si të rinj, kemi në dorë; ndaj unë i bëj thirrje çdo të riu dhe të reje, të mundohet me sa ka në dorë të sensibilizojë njerëzit që ka përreth: miqtë, anëtarët e familjes dhe të afërmit.

FRPD udhëhiqet nga vlerat e një shoqërie të lirë, e individëve që punojnë për veten dhe familjen e tyre, duke respektuar liritë dhe të drejtat e njerëzve që kanë përreth. Ndaj sot, ne e riafrimojmë qëndrimin tonë për mbrojtjen e lirive personale, si një e drejtë themelore për paqe dhe një shoqëri të lirë.

Dhuna ndaj grave është diçka që duhej të ishte reduktuar, madje duhej të ishte zhdukur me kohë. Mjaft më!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...