Rreziku nga Coronavirus/ Pampuri: Asnjë masë nga qeveria, mjekët po i blenë vetë maskat mbrojtëse

Premte, 28 February 2020 15:45

Ish-deputetja e PD Orjola Pampuri me anë të një deklarate për mediat nga Spitali i Durrësit dhe Qendra Shëndetësore numër 4 në Durrës, në lidhje me koronavirusin, deklaroi se në këto vende mjekët nuk janë pajisur me maska dhe as pajisjet e nevojshme

Isha në spitalin e Durrësit dhe këtu mjekët nuk janë pajisur me maska dhe as me të tjera mjete. Qeveria duhet të kishte një strategji, në një kohë që koronavirusi po kthehet në një epidemi ndërkombëtare. Mjekët janë pajisur me mjete në mënyrë private. Është situatë e rëndë dhe nuk kemi strategji për të ndaluar koronavirusin”, tha Pampuri.

Orjola Pampuri theksoi se gjendje e rëndë paraqitet edhe në Qendrën Shëndetësore numë 4 në qytetin bregdetar.

“Në Qendrën Shëndetësore numër 4 ka shumë pacientë dhe këtu mjekët nuk kanë maska. Mjekët kanë blerë maska privatisht, nuk ka kapucë, nuk ka asgjë. Kryeministri e ministrja trumpentojnë vetëm propagandë”, nënvizoi ajo.

Deklarata e ish-deputetes së PD Orjola Pampurit:

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Përfaqësuesja e Grupit të Punës për Coronavirusin ngritur pranë Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, inspektoi situatën shëndetësore dhe masat e marra nga qeveria për parandalimin e rrezikut nga ky virus. Ish-deputetja demokrate u ndal në Spitalin Rajon të Durrësit dhe në një prej Qendrave Shëndetësore në qendër të qytetit, ku konstatoi të njëjtën situatë si në Tiranë. Asnjë masë mbrojtëse nuk është marrë, duke konfirmuar kështu se gjithçka e deklaruar deri tani nga autoritetet shtetërore janë propagandë boshe, ndërsa mjekët dhe stafi shëndetësor punon pa asnjë masë mbrojtëse duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe të qytetarëve të Durrësit të cilët kryejnë të gjitha vizitat në këto dy institucione.

“Jemi në spitalin e Durrësit ku pata rastin të vizitoj ambientet e brendshme të spitalit të Durrësit, takova personelin shëndetësor, takova mjekë, prej të cilëve një pjesë e tyre ishin të pa pajisur me maska, madje edhe ata që kishin maska kishin mundur t’i siguronin privatisht duke i blerë vetë këto maska. Ka një furnizim shumë të dobët me doreza, të cilat duhet te jenë të pranishme këto ditë, mjekët nuk kanë kapuç, nuk kanë doreza, nuk kanë dezinfektantë, ka mungesë maskash”, – deklaroi Pampuri.

Sipas zonjës Pampuri situata në spital por edhe në Qendrën Shëndetësore të qytetit të Durrësit është tërësisht e kundërt me atë që paraqet Ministria e Shëndetësisë, pasi rezulton se nuk ka as edhe një plan masash për përballimin e një situate me Coronavirus, krejt në të kundërt me planin që po ndjekin vendet e tjera të rrezikuara.

“Është gjithçka ndryshe nga jo që paraqet ministria dhe nga ajo që paraqitet nga qeveria. Nuk ka asnjë plan masash të qartë dhe i cili t’i bëhet i ditur qytetarëve. Jemi në prag të një epidemie, ku vendet fqinje, Itali dhe Greqia kanë shumë të prekur. Italia ka shumë të prekur koronavirusi dhe duke qenë në një situatë të tillë sigurisht edhe Shqipëria duhet të kishte një plan masash  të cilat duhet të ishin bërë të qarta qytetarëve, duhet të kishte një strategji. Strategjia që qeveria dhe ministria po ndjek është komplet ndryshe nga ajo që po ndjekin vendet e Europës dhe është komplet ndryshe dhe komplet ndryshe nga ato që po ndjekin vendet të cilat sigurisht kanë paraqitur masat mbrojtëse për t’u përballur me koronavirusin”.

Ish-deputetja demokrate tha se qeveria duhet të kthejë vëmendjen tek shëndetësia, duke filluar me buxhetin për të përballuar situatën dhe si zgjidhje sugjeron që të hiqen paratë që shkojnë me PPP tek privati dhe të vendosen në dispozicion të autoriteteve shëndetësore.

“Ndoshta të gjitha paratë e shëndetësisë, të gjitha paratë e buxhetit të shëndetësisë nuk janë prioritet për të mbrojtur jetën e qytetarëve, nuk janë prioritet për t’iu gjendur pranë mjekëve, heronjve të sistemit të cilët në këtë periudhë janë ata të cilët duhet të ndjehen më të mbrojtur dhe më të sigurt. Të gjitha ato miliona euro që shkojnë në vit për kocensionaret, për PPP-të, për tenderat e ministrisë duhet të ishin sot për të përballuar këtë situatë. Nuk kemi asnjë transparencë me buxhetin me të cilin do të përballohet kjo situatë. Pra, e gjitha kjo është një situatë në të cilën jemi jo të gatshëm për tu përballur dhe nuk kemi asnjë strategji për ta përballuar”, – tha Pampuri.

Modifikuar më Premte, 28 February 2020 16:17
Login to post comments