Vokshi, Linda Ramës: Mu duke si Nexhmija që deformonte historinë si t’i duhej bashkëshortit të saj diktator

Premte, 28 February 2020 22:14

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi reagon pas fjalës së sotme në Kongresin e PS të Linda Ramës, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Vokshi krahason zonjën Rama me bashkëshorten e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, e ndarë nga jeta pak ditë më parë.

"Dëgjova me keqardhje Linda Ramën, kur deformonte historinë e zgjedhjes së bashkëshortit të saj në krye të PS. Për fat të keq, m’u duk si Nexhmije Hoxha që deformonte historinë si t’i duhej bashkëshortit të saj diktator.", shkruan ndër të tjera Vokshi.

 

Reagimi i plotë i Albana Vokshit:

 

Në vend të një këshille për Linda Ramën

Dëgjova me keqardhje Linda Ramën, kur deformonte historinë e zgjedhjes së bashkëshortit të saj në krye të PS. Për fat të keq, m’u duk si Nexhmije Hoxha që deformonte historinë si t’i duhej bashkëshortit të saj diktator. 

Të gjithë e dimë se Edi Rama nuk u zgjodh Kryetar i PS me votat diktuara nga të rinjtë. Edi Rama u zgjodh në krye të PS me skemën mafioze, që vetë socialistët e quajtën atëherë “një pallat, një votë”. 

Të gjithë e dimë se Edi Rama në krye të PS është produkt i parave dhe i pazareve të pista. Ai ia dedikon karrierën e tij Gramoz Ruçit, i cili dha dorëheqjen në vend që ta jepte Rama, kur kongresi i PS i rrëzoi platformën statutore. 

E kuptoj që Lindës i kanë thënë se bashkëshorti i saj, i cili po shkon drejt të 60-ve, duhet të vazhdojë të shitet si cool&trendy, por tani është shumë vonë. 

Në vend që të bëhet pjesë e një propagande të shëmtuar, mbase do ishte mirë që Linda Rama të pranonte në heshtje dhe me fisnikëri se koha e Edi Ramës, i cili po zbon të rinjtë nga vendi, ka perënduar!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...