Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama kërkoi 800 mijë vota në zgjedhjet e ardhshme në mënyrë që të sigurojë edhe një mandat të tretë.
Por sipas kryetarit të FRPD, Belind Këlliçi, ky ishte një mesazh i drejtëpërdrejtë për botën e krimit.
Sipas kreut të të rinjve demokratë, në këmbim të 800 mijë votave të pretenduara Rama nuk do të prekë pasuritë e tyre.
“Edi Rama mesazh të qartë krimit: Dua 800 mijë vota për PS, që të mos merrem me pasuritë tuaja! Kështu e mori dhe kështu e mban pushtetin Edi Rama. KÇK është thjesht presion ndaj të pabindurve, ose rivalëve të bandave të Ramës për pushtet dhe para!”, shkruan Këlliçi në reagimin e tij.