Kongresi i Partisë Socialiste ka hedhur poshtë mocionin e disa socialistëve të cilët kërkonin ndryshime statuore, ku midis të tjerave edhe kufizim të mandatit të kryetarit.
Në këtë kongres u lexua letra e plotë e disa socialistëve midis të cilëve edhe të ish-ministres së jashtme Arta Dade
Sekretari Organizativ tha se kërkesa nuk kishte ardhur sipas rregullave statutore (duhej mbështetur nga anëtarë të Kongresit) dhe si e tillë nuk u mor në konsideratë
Ditmir Bushati nuk e kishte regjistruar emrin tek diskutime në fund, dhe nuk foli fare dhe pse kishte njoftuar ndryshe. Në fund nuk pati asnjë diskutim. Ndërkohë që u miratua statusi i ri.