Enveristi në kongres

Saturday, 29 February 2020 18:04

Në tribunën e Kongresit doli sot enveristi ziqiri mero, ish ushtarak i lartë i regjimit komunist, anëtari më i vjetër i partisë. Edhe udhëheqësi e puthi në ballë. Mero njihet si agjitator i organizatës së “veteranëve” në mbrojtje të figurës së terroristit enver hoxha. Për të mos u zgjatur shumë, kujtoj se dy vjet më parë mero u shpreh kundër dekorimit të nënave dhe fëmijëve që vuajtën në kampin e Tepelenës në vitet 1949-1953, sepse i quante “kolaboracionistë”. Kësisoj, në kongresin pa numër, një kampion enverizmi u evidentua në tribunë dhe kongresistët u çuan në këmbë me urdhër për të respektuar subjektin. Do ishte me interes që nëse kampi në fjalë do arrijë të bëhet muze kombëtar, të kishte edhe foton e meros aty, si mbrojtës i flaktë i krimeve të diktaturës në kohët e sotme. Nuk pres ta bëjë “Harabeli” këtë se ai është në anën e meros.k.d

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...