Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka postuar në Facebook një foto të Institutit të Artit Bashkëkohor në Boston duke e shitur si foton e projektit të Kampusit të ri Universitar. Për më tepër, Veliaj ka shkruar se nis puna për Kampusin e ri Universitar, pavarësisht se nuk ka asgjë publike për projektin, arkitektët dhe tenderat.
Duket se i gjithë postimi është një gënjeshtër. Pas këtij skandali reagoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
“Shikoni si mashtron dhe tallet me qytetarët e Tiranës Lal Plehu! Turp o faqezi! Qytetarët nuk e kursejnë në komente,” shkruan Berisha.