Fasada e Ramës për rininë në kongres, kreu i FRPD: Harroi të përmendë se çdo 38 minuta largohet një i ri nga Shqipëria

Diel, 01 Mars 2020 15:02

Nga Belind Kelliçi

Miqtë e mi, doja ta nisja këtë ditë duke ju uruar një muaj të mbarë, por nuk mund ta anashkaloj dot fasadën që ka kapur kongresin e socialistëve prej ditës së parë dhe që kulmoi sot, në ditën e tretë. Kongresi i tyre sot kishte në sfond të rinjtë, nxënësit dhe studentët. Por si çdo gjë e kësaj qeverie, e gjitha kjo është vetëm një shfaqje, një lumë pa fund fjalësh, me podiume propagandistike pleniumesh, në shërbim te imazhit të rrënuar tashmë të PS, dhe të shefit të rilindjes, Edi Rama, i cili po mundohet përdhunshëm që në këtë vend të zëvendësojë dijen me injorancën.

E patë sot se si e nisi me zhargonin e tij përçmues dhe ofendues “të fala mamit”, sepse për Edi Ramën përtej propagandës, gruaja është thjesht një objekt që kujtohet kur i duhet për fasadën e propagandës së rradhës.Edi Rama nuk e fshehu dot as sot se e urren dijen! Prandaj urren studentët, urren të mirarsimuarit dhe në krah mban gjithfarë krimineli, trafikanti, e injoranti. Është fakt se nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria është i vetmi vend në botën demokratike, ku krimineli është deputet, ku trafikanti bëhet minister, e ku injoranti drejton arsimin.

Ishte pamje e trishtë të shihje fytyrat e të rinjve, që me detyrim i kishe vendosur si Kim Jongu, të të dëgjonin për të kuptuar se koha jote ka mbaruar! Asnjë skuqje për mungesë bilanci, për mungesë projektesh, për mungesën totale të ideve, por sërish sot vazhdove të hysh dhunshëm në ambjentet tona përmes regjisë live dhe ekraneve në shërbim, sikur ke mbërritur vetëm sot paradite në Shqipëri, dhe jo sikur sundon prej më shumë se 7 vitesh, dhe kush, ti bashkë me ata që janë bash përgjegjësit e vetëm të çdo gjeje që ka shkuar keq e po përkeqësohet përditë e më shumë.

Është e dhimbshme që sot, kur të rinjtë shqiptarë janë duke marrë rrugën e emigrimit, për fat të keq, pa ndjerë asnjë fije turp dhe përgjegjësie, të rinjtë socialistë iu bashkuan propagandës autoritare të Edi Ramës. Sot, kur Shqipëria është vendi i dytë më i keq në botë për punësimin e të rinjve, të rinjtë socialistë, në vend se të reflektojnë, duatrokasin dokrrat e Edi Ramës. Kur shpopullimi është në skaj dhe bashkëmoshatarët e tyre pa shpresë, ata të forumit socialist gajasen me batutat e dalë boje të kryeministrit.

Si ka mundësi që harrove të përmendësh sot, se çdo 38 minuta largohet një i ri nga Shqipëria, për të emigruar në vende me standarde më të mira jetese?! Brenda tre vitesh janë larguar më shumë se 30% e të diplomuarve në infermieri, sepse një infermieri në Shqipëri nuk i del rroga për të përballuar shpenzimet. Në këto vite të qeverisjes tënde, ka ndodhur eksodi më i madh i mjekëve në historinë tonë. Shqipëria ka numrin më të lartë të vajzave që duan të studiojnë për shkenca, por financimi i shtetit për kërkimin shkencor është më i ulëti në rajon, e jo më në Europë. 95% e shqiptarëve që studiojnë jashtë nuk kthehen më, ndërkohë, qeveria nuk i mbështet ata që kanë ide dhe projekte inovatore. Si ka mundësi që harrove tu tregosh të rinjve sot se jemi ndër të parët në planet, plot 79% sipas anketimeve, përsa i përket dëshirës për tu larguar një herë e mirë nga vendi. Të gjitha këto falë politikave të tua Edi Rama.

Sot nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria është Kolumbia e Europës dhe fatkeqësisht ky është modeli që Edi Rama i’u prezanton si sukses të rinjve socialistë. Servilizmi që ka kapur sot çdo forum të Partisë Socialiste, e fatkeqësisht dhe të rinjtë e kësaj force, është një tregues se ku po shkon partia në pushtet, drejt autoritarizmit total! Mungesa e llogaridhënies dhe e ideve, po tregon hapur për publikun shqiptar rrënjët e thella të kësaj partie: diktaturën komuniste që shkatërroi Shqipërinë për 50 vite.

Edi Rama duhej të përballej sot me faktet tronditëse e të ofronte zgjidhje, por me këtë realitet përballen vetëm studentët e të rinjtë shqiptarë. Ai duhet të japë sot llogari për premtimet e pambajtura. Sot, studentët në Shqipëri nuk e përballojnë dot jetesën e shtrenjtë, kushtet e tmerrshme në konvikte, papunësinë në nivele ekstreme dhe dhunën verbale.

Kjo nuk është Shqipëria që kërkonin studentët e 90. Kjo nuk është Shqipëria si Europa. Kjo nuk është aspak Shqipëria ime dhe e mijra të rinjve që patëm fatin e madh në jetë të studiojmë jashtë dhe u kthyem plot ëndërra e ideale në atdhe. U kthyem për familjet tona, për vendin tonë, për një Shqipëri normale, ku meritokracia e dija prevalon mbi gjithçka. Ndërkohë sot, me qindra e mijra studentë të diplomuar jashtë, kanë vendosur të largohen sërish nga Shqipëria, pasi e kanë të pamundur të përballojnë frustrimin, stresin, nëpërkëmbjen, nepotizmin dhe mungesën totale të sistemit të karrierës e meritokracisë.

Shfaqja e sotme është vetëm një fasadë e instaluar nga një person që nuk dëgjon dhe nuk mban asnjë përgjegjësi, që gënjen dhe nuk do që të përballet me realitetin e të rinjve, që ka frikë nga kushdo që mendon ndryshe dhe që po punon çdo ditë për shpopullimin e Shqipërisë.

E sa për modelin që përmende, rri pa merak Edi sepse të rinjtë e kanë bërë zgjedhjen e tyre!

Ata e kanë modelin e tyre dhe jam i bindur se kanë zgjedhur Lulzim Bashën, i cili u mundesoi të lëvizin të lirë, ndërsa  ti po i mban larg Europës, i cili anëtarësoi Shqipërinë në NATO, kur ti protestoje kundër, i cili punoi e loboi për pavarësinë dhe njohjen e Kosovës, ndërsa ti punove e lobon për ndarjen e saj, i cili punoi për ndërtimin e rrugës së Kombit, ndërsa ti u vure taksë shqiptarëve të veriut e të Kosovës, ashtu siç kur ishe kryetar Bashkie, doje t’u vije taksë kur hynin në Tiranë.

Edi Rama, modeli yt mishëron vetëm krimin, korrupsionin dhe injorancën. Rinia e më së shumti Shqipëria, ka nevojë të çlirohet përgjithmonë nga ty!

Më vjen keq që po e nis pranverën në këtë mënyrë, por këto janë faktet! Të rinjtë e Shqipërisë nuk e meritojnë këtë qeverisje! Ata aspirojnë për një të ardhme të ndritshme, dinjitoze dhe europiane. Të rinjtë e duan Shqipërinë si Europa, ndaj sot dua të falenderoj nga zemra ata mijra të rinj që ende shpresojnë, punojnë dhe ënderrojnë për këtë ditë. Bashkë do ja dalim.

#Dekadaerinisë

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...