Berisha: Akuza të reja të rënda vijnë për Edvin Çekapin dhe ndrikull Hajninë për fshehjen me pasoja tejet të rrezikshme të rasteve me dyshime të forta për koronavirus për shkak të kongresit të Lindës, Gjushit dhe Koronavirusit

Diel, 01 Mars 2020 15:15

Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdoi denoncimet për çështjen e koronavirusit. Sipas tij, kryeministri Edi Rama po mban të fshehura rastet e dyshimta.

MESAZHI I BERISHES

Akuza të reja tronditëse për Edvin Çekapin dhe Ndrikull Hajninë!

Miq, akuza të reja të rënda vijnë për Edvin Çekapin dhe ndrikull Hajninë për fshehjen me pasoja tejet të rrezikshme të rasteve me dyshime të forta për koronavirus për shkak të kongresit të Lindës, Gjushit dhe Koronavirusit.

 

Duke dënuar qëndrimin kriminal të Edvin Mafisë, ju ftoj të lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Përshëndetje i nderuar z.Sali Berisha. Në datën 27 shkurt paradite isha te urgjenca e QSUT se kisha një njeri të familjes të sëmurë. Aty vendi ishte plot me njerëz, nuk kishte vend të lirë sa mezi gjetëm një shtrat, kur befas papritur makina e policisë solli një shtetase të huaj, aziatike, direkt sa kishte zbritur nga aeroporti, ishte me valixhe.

Ishte një vajze e re me simptoma kolle dhe temperaturë, kishte vënë dhe maskë dhe e futën papritur te sporteli, po flisnin me doktorët, pastaj e futen direkt në mes të njerëzve që ishin te urgjenca. I dhanë një shtrat. Njerëzit u alarmuan, u frikësuan të gjithë, donin të iknin. Unë gjithashtu me njerëzit e mi dolëm urgjent jashtë. E mbajtën rreth 2 orë mes pacientëve të sëmurë duke folur me doktorë e policinë dhe pas 2 orësh e çuan te Infektivi. Theksoj që kishte shumë kollë, temperaturë d.m.th as policia, as spitali nuk morën masa të siguronin pacientët, të afërmit e tyre, doktorët dhe infermierët. Të gjithë të rrezikuar nga një koronavirus i mundshëm i futur befas mes njerëzve si me qëllim. Ajo duhej izoluar diku dhe t’i bëhen analizat. Filmimet i keni në kamerat e QSUT si u tmerruan njerëzit kur e panë vajzën e huaj me shenja që flisnin për koronavirus.

Modifikuar më Diel, 01 Mars 2020 15:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...