Pak orë para manifestimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër asaj që e cilëson ai grusht shteti, vjen një reagim nga deputeti i opozitës Lefter Maliqi.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Maliqi e cilëson këtë tubim një ‘uragan madhështor popullor’, që sipas tij do të çlirojë PS nga “gruaja e Bilalit dhe vendin nga Rilindja e krimit dhe oligarkëve”. Po ashtu ai pohoi se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.
REAGIMI I MALIQIT
Uragani madhështor popullor do ccliroj PS nga gruaja e Bilalit dhe vendin nga Rilindja e krimit dhe oligarkëve. Te dashur miq sot ora 10:00 mblidhet Parlamenti ku do diskutohet vetem per problematikat ne ccdo zone e qytet, shoë i radhës i Rilindjes se krimit qe varfëroj e cpopulloj këtë vend, qe kapi institucionet, qe u vrau shpresat shqiptareve me pasiguri, krime, droge, trafiqe e papunesi. Sot është dite e madhe për demokracinë, Kushtetuten dhe te ardhmen e vendit ne BE. Une do diskutoj sot ne parlament vetëm kundra Rilindjes se krimit qe ka zaptuar PS dhe fatet e vendit duke rritur ndjeshem borxhin publik, papunësinë, pasigurinë, varferin, cpopullimin, do flas kundër reformave ne arsim, shendetesi, territoriale, drejtësi qe u bene vetem ne funksion te oligarkëve Rilindas dhe krimit dhe se bashku me te bashkuar se kurrë në orën 17:00 ne Bulevardin ‘Dëshmoret e Kombit’ ne manifestimin me te madh qe i paraprin Uraganit madhështor popullor ne mbrojtje te Demokracisë, Kushtetutës, te drejtave dhe lirive të njeriut dhe mediave, kundra kapjes së institucioneve dhe instalimit te diktaturës. Pranvera e fitores po afron. Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Shqipëria si Europa🇦🇱🇪🇺🇺🇸.