30 arsye përse sot duhet të jemi të gjithë me Presidentin

Hënë, 02 Mars 2020 09:49

1. Shqiptarët pa dallim duhet të jenë të ndërgjegjshëm se Republika ka rënë. Ajo nga një gjë e përbashkët e jona, është kthyer në një plaçkë të një klasë sunduese oligarke..
2. Pasuria kombëtare është vjedhur dhe po vidhet çdo ditë dhe shqiptarëve po u merret ajo çfarë ju ka dhënë Zoti.
3. Shteti është shëndërruar në një klaun, në një Don Kishot që nuk është në gjendje të kryejë asnjë nga detyrat kushtetuese të tij.
4. Arsimi në Shqipëri është në ditën më të zezë të tij dhe sistemi arsimor po i jep diploma dhe deri tituj akademik injorancës.
5. Shëndetësia është në një situate alarmante dhe shumë shpejt nuk do te kemi më as mjekë për të na shërbyer.
6. Drejtësia është në ditën më të zezë të saj, nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi Gjykatë të Lartë, nuk kemi gjyqtarë të pavarur, profesionale dhe të përgjegjshëm.
7. Burgu është vetëm për të varfërin dhe është shndërruar nga një mekanizëm rishoqërizimi në një mekanizëm pushkatimi shoqëror për shtresat e varfëra dhe kundërshtarët e oligarkisë.
8. Mjedisi po shkatërrohet dhe ne po humbim bukuri e pasuri të pafundme, por edhe mundësinë për të jetuar në paqe me natyrën. Gjithaçka që na ka falë Zoti nëse nuk është vjedhur, lejohet të shpërdorohet dhe të shkretohet.
9. Nuk ka kujdes social dhe pabarazia rritet çdo ditë.
10. Financat publike shpërdorohen prej dekadash dhe gjetjet e kontrollit të lartë të shtetit janë vetëm disa shifra pa vlerë si për Qeverinë e Kuvendin ashtu edhe për sistemin e drejtësisë.
11. Pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë në varfëri, ndërsa klasa sunduese noton në pasuri të paligjshme.
12. Ekonomia është në ditën më të keqe, nuk ka investime të huaja, biznesi kontrollohet nga monopolet, nga kartele finaciare, nga marrëveshjet e ndaluara, nga përqendrimet e ndaluara dhe nga ndërhyrjet e padrejta legjislative me karakter diskriminues në favor të oligarkëve.
13. Bankat janë ligjërisht dhe praktikisht vjedhësit më të mëdhenj të shqiptarëve të cilat nga misioni i dhënies së huave janë kthyer në shitës të huave dhe pas gjithë këtij procesi, fshihet një mega skeme mashtrimi dhe vjedhje që prej disa vitesh po zhvat nga qytetarët djersën e tyre.
14. Krimi i organizuar bën kërdinë, kontrollon ekonominë, rendin, drejtësinë dhe politikën.
15. PPP kanë zhveshur shtetin nga çdo pasuri dhe funksion dhe në thelb i gjithë shteti në një farë mënyre është dhënë me qira dhe kjo qira do rëndojë financat e shtetit për të paktën 30 vjet.
16. I gjithë pushteti ushtrohen nga një grusht njerëzit dhe nuk ekzistojnë më as pushteti gjyqësor dhe as ai legjislativ, por të gjithë funksionet i ushtron pushteti ekzekutiv. Madje, gjithnjë e më shumë, disa lobe shumë të rrezikshme nga brenda dhe jashtë Shqipërisë, po mbajnë peng të ardhmen cështjen shqiptare dhe interesin tonë kombëtar.

17. Kuvendi është vetëm një kukull në shërbim të një pushteti të cmendur dhe i përbërë në pjesën më të madhe nga njerëz pa dinjitet e deri në qesharakë.
18. Nuk kemi ushtri, por kemi vetëm ushtri facebook-u, e cila nuk krahasohet as me ushtritë e vendeve më të vogla të rajonit dhe është krejtësisht e paaftë për t’ju përgjigjur sfidave të kohës.
19. Nuk kemi struktura emergjence dhe as rezerva strategjike për të përballuar situata të emergjencës natyrore dhe aq më pak të konflikteve të armatosura.
20. Nuk kemi respekt për dijen dhe as për njeriun e lirë, por respektohet vetëm njeriu shërbëtor dhe pa dinjitet.
21. Nuk bëjmë shkencë, por as nuk e përkrahim shkencën. Jemi vendi më i prapambetur në rajon përsa i përket kërkimit shkencor, shpikjeve etj.
22. Shqiptarët po plakën dhe ato të rinj që janë po nxiten që të largohen nga vendi.
23. Janë tradhëtuar interesat kombëtar dhe shumë zyrtarë shqiptarë punojnë ose lënë të kuptojnë që punojnë për shtetet e huaja që janë armiq të shqiptarëve.
24. Kosova dhe trojet e tjera shqiptare nuk janë prioritet i qeverisjes së vendit dhe po nxitet një frymë përçarëse dhe jo bashkimi sikurse duhet të ishte.
25. Shqipëria është e mbytur në borxhe dhe këto borxhe përveçse po bëjnë të pamundur ushtrimin e sovraniteti, kanë zvogëluar thuajse në zero investimet, por rrezikojnë që edhe të përballemi me një krize të frikshme financiare nga e cila nuk do të mund të dilnim për disa dekada.
26. Liria e fjalës dhe e mendimit, si dhe të jetuarit i lirë është bërë gjithnjë e më e vështirë dhe thuajse e pamundur në shumë raste.
27. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë tashmë vetëm deklarime pasi në thelb nuk respektohen dhe as mbrohen nga askush.
28. Shqipëria ka humbur dinjitetin e një vendi të lirë, të pavarur dhe është shndërruar në një vend eksperimental ku testohen projektet se si mund të kontrollohet e shkatërrohet një vend dhe një komb.
29. Kushtetuta e konventat ndërkombëtare të nënshkruara nga RSH, janë shndërruar në letra pavlerë dhe ligji është shndërruar në një instrument vjedhjeve dhe imuniteti për hajdutët dhe ndihmësit e tyre.
30. E thënë thjeshtë, po përjetojmë një gjenocid ndaj Shqipërisë dhe Kombit Shqiptar.

 

Prandaj, neser çdo shqiptar ka këto dhe qindra arsye të tjera për të dalë në shesh në përkrahje të Kushtetutës, aty ku fillon e ardhmja e mbaron diktatura!

Për dinjitet kombëtar dhe për Shqipërinë!

Modifikuar më Hënë, 02 Mars 2020 09:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...