Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar një deklaratë të kryeministrit Edi Rama gjatë Kongresit të PS, momentin kur Rama foli me të madhe për "boshin opozitar" dhe "rrezikun e vetmjaftimit": "Kundërshtari ynë më i rrezikshëm sot është boshi opozitar që mbizotëron në politikë dhe në media", pat theksoi Rama.
Por, Berisha, ia ka gjetur përgjigjen kësaj situate që ka evidentuar Rama në Kongres dhe ia ka kthyer sot: "I lumtur! Sepse ne planet ka vetëm dy vende dhe dy liderë pa Gjykatë Kushtetuese. 1 - Koreja e Veriut dhe Kim Jong Un! 2 - Shqipëria dhe Edvin Mafia! Dëgjojeni vet se çfarë thotë," nënvizon ish-kryeministri.
Dhe në videon në vijim, dëgjohet Rama duke thënë: “... kthe kokën nga një anë, nuk ka kundërshtar, kthe kokën nga ana tjetër, nuk ka kundërshtarë. Shiko përpara, nuk të del njeri përballë, është bosh komplet..." dhe më tej, frazën: "Ne jemi media më e madhe në Shqipëri. Ne kemi në terren qindra mijë veta. Plus mrrokllat në xhep. Të bashkohen të gjithë bashkë mediat nuk na mundin dot."