“Duhet të respektojnë dispozitën e Kushtetutës”, ambasadori i OSBE-së flet për reformën zgjedhore dhe propozimet e palëve

E mërkurë, 04 Mars 2020 14:21

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi sot një takim të Këshillit Politik për reformën zgjedhore me përfaqësues të Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare në Shqipëri

Takimi ishte pjesë e tryezave të ngjashme të Grupit Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet, i cili është një forum i ngritur nga OSBE-ja, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare, që mblidhet periodikisht përpara zgjedhjeve për të shkëmbyer informacion dhe për të bashkërenduar qëndrimet.

Në dalje të takimit, ambasadorit i OSBE Bernd Borchardt tha për mediat se diskutimet ishin shumë konstruktive dhe se u fol për depolitizimin e administratës zgjedhore e deri tek ndryshimi i sistemit që nuk është rekomandim i OSBE-ODIHR.

Si ishin diskutimet sot?
Shumë konstruktive, në pikëpamjen tonë. Ne ftuam Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së dhe organizatat mike si Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe Kombet e Bashkuara për t’u informuar më së miri për mendimet e partive të ndryshme të përfshira në reformën zgjedhore. Nga ana tjetër, donim t’i nxitnim negociuesit që të bëjnë kompromise. Prekëm disa çështje, me detaje, që nga depolitizimi i administratës zgjedhore te ndryshimi i sistemit zgjedhor – i cili nuk është ndër rekomandimet tona – te roli i medias në fushatën zgjedhore. Pra, në tërësi, u zhvillua një diskutim i gjerë dhe u fol për disa çështje, për të cilat ne do të vijojmë të flasim dhe të bëjmë rekomandime.

Si e shihni propozimin e Partisë Demokratike për të pezulluar procesin e vettingut për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor?
Kjo çështje është ende duke u diskutuar dhe ne dërguam një mesazh të qartë se ata duhet të respektojnë dispozitën e Kushtetutës.

E konsideroni të përshtatshme shtyrjen e reformës pas 15 marsit?
Gjithçka që është në përputhje me Kushtetutën, sigurisht që mund të rregullohet në një kod.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...