“Të kap kokën me grushte e të shkoj të mbytem” – Basha viziton familjen në nevojë dhe premton: Kam gati planin, s’ka për të ngelë bir shqiptari pa studiuar

E mërkurë, 04 Mars 2020 15:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi familjen e Agim Lleshit në Kamëz, kryefamiljar, baba i 8 fëmijëve, që jetojnë në kushte shumë të vështira.

Me një shtëpi të vogël, të rrënuar dhe në skamje të plotë, Agimi tregoi sa e vështirë ishte për të mbyllur muajin me borxhe dhe sa shumë ia vështirëson jetën shteti.

‘Jam invalid, i operuar për zemrën dy herë, gruaja është e papunë, se rrit fëmijët. Jetojmë me 180 mijë lekë nga ivaliditeti dhe ndonjë punë që bëjnë dy çunat e mëdhenj. Por qeveria na kërkon çdo gjë, edhe dritat, edhe ujin, na shkatërruan. Nuk kam patur mundësi t’i përballoj të gjitha, se duhet të ble edhe 80 mijë lekë ilaçe.’- u shpreh i revoltuar babai i 8 fëmijëve.

Për shkak të borxheve të mëdha, kryefamiljari nuk ishte në gjendje të tregonte me çfarë kosto e mbyllte muajin. ‘Janë mbushur listat nëpër dyqane plot dhe nuk di, vetëm të kap kokën me grushta e të shkoj të mbytem. Shteti nuk më ndihmon askund, kam rënë në pikë të hallit’0 tha ai i dëshpëruar.

Kryetari Basha, i cili u informua se për shkak të pamundësisë ekonomike, fëmijë nga familja e Agim Lleshit nuk ndiqnin dot shkollën, u premtoi atyre se kjo gjë do të marrë fund shumë shpejt dhe gjërat do të bëhen më mirë.

Familjet me shumë fëmijë duhet të kenë mbështetje të veçantë nga shteti, kudo në botë e kanë. Shteti që nuk kujdeset për fëmijët është si babai i keq, që nuk do t’ia dijë për familjen. Fjala që unë po të jap në shtëpinë tënde është se nuk ka për të ngelur fëmijë shqiptari pa studiuar për shkak të gjendjes ekonomike të prindërve. Shqipëria i ka mundësitë’. Ato lekë që i marrin një grusht njerëzish, duhet t’i marrin njerëzit në nevojë.’- theksoi Kryetari Basha, i cili i kërkoi familjes me 8 fëmijë në Kamëz dhe familjeve të tjera në pamundësi ekonomike, që të kenë besim.

 ‘Sakrifica e madhe që po bëni si prindër të jeni të sigurtë se do t’ju shpërblehet’- u shpreh kreu i opozitës. Programi i Partisë Demokratike siguron një jetë dinjitoze dhe ndihmë të posaçme të kujdesit social, ku përfshihet drita dhe ujë të paguara nga shteti për familjet me ndihmë ekonomike, si dhe rritje e pagesës dhe garanci per arsimimin e fëmijëve.

Modifikuar më E mërkurë, 04 Mars 2020 15:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...