Në Fier u helmuan 100 nxënës/ Edhe SHISH presion prindërve për të mos denoncuar

E Enjte, 05 Mars 2020 11:58

Situata në Fier është e rëndë pas helmimit për të dytën herë të nxënësve në gjimnazin ‘Janaq Kilica’.

Prindërit janë të shqetësuar për atë që po ndodhe me fëmijët e tyre.

Por nga ana tjetër struktura shtetërore me në krye drejtoreshën e Arsimit, po bëjnë presione ndaj prindërve dhe nxënësve që të mos denoncojnë dhe të mos regjistrohen si të prekur nga helmimi.

Këtë e denoncon edhe një mësues që ka dërguar një mesazh në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

100 femije u helmuan ne Fier!

Narkopolicia, narkobashkia dhe narkoshishi presion te madh prinderve per te fshehur te verteten!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Doktor, jam një mësues dhe prind nga qytetit i Fierit. Duke marrë shkas edhe nga postimi juaj i fundit, ju lutem të saktësoni se numri i nxënësve të helmuar nuk është as 30 dhe as 50, por është mbi 100 nxënës.

Ajo që na shqetëson ne si prindër dhe si mësues, është fakti se ky helmim nuk është rastësor dhe që janë angazhuar gjithë strukturat e mundshme të pushtetit për të minimizuar efektet dhe për të mbuluar shkaqet e vërteta. Është hera e dytë që ndodh ky fenomen dhe paturpësisht kërkojnë t’jua lënë topin në derë fëmijëve.

Në Spitalin e Fierit nga zyrtarë të policisë e bashkisë, dhe deri tek ata të SHISH ndikuan sot që shumë emra fëmijësh të mos regjistroheshin, që të mos rritej numri i të shtruarve, duke i bindur edhe disa prindër ti marrin fëmijët në shtëpi se janë mirë. Është një situatë e paprecedentë e fshehjes së të vërtetës.

Prindërit, fëmijët dhe mësuesit e dinë shumë mirë se mësimi në atë shkollë nuk po zhvillohet tek godina e re e shkollës, të cilën e keni rindërtuar ju në kohën e qeverisë suaj, por në godinën e vjetër, të amortizuar madje, ku edhe depot e pastrueseve të shkollës i kanë pas boshatisur për ti shndërruar në klasa për fëmijët.

Ka kohë që flitet për kushtet jo njerëzore të mësimit në atë shkollë, ka shumë prindër që janë ankuar, ka shumë fëmijë që kanë braktisur shkollën aty ose janë transferuar në shkolla të tjera përgjithësisht private. Sot gjatë pushimit të madh fëmijët na kanë treguar se kanë pas mbyllur derën e jashtme me kyç, duke mos i lënë fëmijët të dalin në oborr, çka shton dyshimet se kjo ka qenë e pregatitur, fatkeqësisht për fëmijët, të cilat sot po vuajnë pasojat e rënda me shëndetin e tyre.

Ju lutemi shumë ndikoni me aq sa mundeni që këta monstra të papërgjegjshëm mos të mbulojnë fëlliqësirat e tyre me shëndetij dhe jetën e fëmijëve tanë.

Login to post comments