Thela 1.15 mld euro, e ka një ‘bisht’/ Qytetet në Shqipëri, ku do të sistemohen mijëra sirianë

E Enjte, 05 Mars 2020 15:02

Rreth dy vite më parë, në kulmin e krizës së refugjatëve të cilët po përmbysnin Europën nga lufta në Siri dhe genocidi i ISIS, pas një vizite të kryeministrit Edi Rama në Vienë, (Maj 2018), ku takoi edhe kancelarin e sapozgjedhur Sebastian Kurz, mediat europiane njoftuan se ishte rënë dakord që Shqipëria të kthehej në një bazë të përkohshme të mijëra emigrantëve.

U tha se edhe Danimarka kishte rënë dakord me këtë plan dhe së bashku me Austrinë do të lobonin që shpërblimi për Edi Ramën, të ishte hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Në të njëjtën periudhë media e njohur gjermane `ZDF` dha lajmin, se Shqipërisë i ishte kërkuar që të priste përkohësisht deri në 600 mijë refugjatë, të shpërngulur nga lufta në atë zonë.

Por plani stopoi pas marrëveshjes së BE-së me Turqinë, e cila mori përsipër që shndërrohej në një bllokadë dhe vendstrehim i përkohshëm për miliona refugjatë, që vinin nga lufta në Siri. Ndërkohë Shqipërisë nuk ju hapën negociata, por pret që kjo të ndodhë në samitin e kësaj pranvere.

Në atë periudhë, madje në Shqipëri, u ngrit edhe një grup i posaçëm pune nga qeveria, i cili përcaktoi dy zona të akomodimit paraprak; njëra në Gjirokastër dhe tjetra në Korçë në afërsi të Kapshticës.

Por aktualisht situata ka ndryshuar, pasi Turqia ka hapur portat duke i lejuar refugjatët e luftës që të mësyjnë drejt Europës, kurse Greqia po përballet me një situatë ‘lufte’ në kufijtë e saj. Europa ka shpallur sërish emergjencën, duke ditur se presidenti Erdogan po e kthen në fakt të kryer, kërcënimin se mbi 3 milion refugjatë që gjenden në territorin e saj apo në kufij, do ti lejojë të marshojnë drejt vendeve të BE-së duke kaluar fillimisht nga Greqia.

Prej pak ditësh pas një lajmi të hedhur si para-pritë apo testim nga televizioni pro Ramë, Top Channel, është rikthyer edhe debati me gjithë planin e para dy viteve. Deri më tani mësohet se qeveria Rama ka rënë dakord, që si fillim të presë deri në 30 mijë refugjatë luftë në vendin tonë.

SYRI.net ka mësuar se është riaktivizuar edhe Grupi i Punës që u ngrit verën e vitit 2018, i cili po punon me shpejtësi në sekret të plotë. Kështu mësohet se ka nisur ngritja e qendrave të pritjes dhe kapeeve në:

- Gjirokastër (Arshilengo);  kapaciteti akomodues afërsisht 5000 persona, përfshi këtu të gjithë emigrantët që mund të hyjnë në këtë Qark.

- Korçë  (Pocest) afërsisht 5000 persona; Floq afërsisht 3000 persona.

- Sarandë – Krane; afërsisht 1000 persona.

Të gjitha këto qendra do të jenë si ‘vendgrumbullime’ emergjente afër kufirit me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, por Grupi i Punës po punon edhe për kampe më të stabilizuar dhe të planifikuar si jetëgjatë, në brendësi të territorit të Shqipërisë.

Kështu po punohet për ngritja e qendrave të pritjes dhe kampingjeve, për mijëra migrantë të huaj, edhe në thellësi të territorit:

- Në Gjadër/Lezhë, kapaciteti afërsisht 5000.

- Në Mjekës, Krastë dhe NSHU tek rruga e Zaranikës /Elbasan, kapaciteti 5000 – 10000 persona.

Bien në sy që kampet jetëgjatë po ngrihen afër zonave të prekura nga tërmeti dhe kjo përkon me planin e Edi Ramës (siç është deklaruar shpesh së fundmi) për të përdorur punëtorë të huaj në rindërtim. Duket se e gjitha ka qenë e para-planifikuar, pasi për këtë qëllim ndryshoi edhe ligjin për të huajt, që kërkojnë të punësohen në vendin tonë.

Gjithashtu janë bërë gati edhe pritja, grumbullimi, regjistrimi dhe dhënia e ndihmës së parë shëndetësore, në pikat e hyrjes në territorin e RSH.

Ato do të jenë në Kakavijë, Sopik, Qaf Botë, Rrips, Tre Urat, Leskovik, Shtikë, Kapshticë.

Ndërkohë që në terren gjithçka po ecën me shpejtësi, kryeministri Edi Rama, po e mban sekret gjithë këtë operacion i cili ka impakt direkt te banorët e zonave, ku do të ngrihen kampet. Madje nuk ka denjuar që të vërë në dijeni, as këtë gjysmë-parlament të cilin mirë apo keq, ende e kemi.

Syri.net ka mësuar gjithashtu, se i gjithë ky projekt është ofruar i gatshëm që në Bruksel, gjatë ditëve kur `specialistët` e Ramës me në krye ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, lobonin për Konferencën e Donatorëve, me rastin e ndihmave për tërmetin.

Ndihma surprizë në kredi të buta dhe grante në shifrën rekord prejt 1.15 miliard euro, duket se ka qene një ‘thelë e majme’, por me një `bisht prapa` për Shqipërinë. Njëkohësisht thuhet, se Edi Ramës me këtë rast i është premtuar edhe hapja e negociatave këtë pranverë, gjë që ai e kërkon me këmbëngulje për ta përdorur si një `flamur dhe top` në politikën e brendshme dhe për të mbajtur në këmbë sa më gjatë qeverisjen e dështuar e të inkriminuar, deri në rrënim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...