Kryemadhi takon ambasadoren e SHBA: LSI e angazhuar për përfundimin e reformës më 15 mars

E Enjte, 05 Mars 2020 15:34

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takime ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Mësohet se takimi ‘kokë më kokë’ mes dy zyrtareve ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta. Ne fokus të këtij takimi ka qenë reforma zgjedhore, për të cilën është vendosur që brenda 15 marsit të arrihet një marrëveshje mes palëve. Kryemadhi i ka shprehur ambasadores faktin se LSI është e angazhuar për përfundimin e reformës brenda këtij afati.

Modifikuar më E Enjte, 05 Mars 2020 15:36
Login to post comments