“Duhet t’i thërrasin mendjes”! Meta i përgjigjet Ruçit: Duhet të vendosësh përfundimisht, me shtetin e së drejtës, apo grupin mafioz?!

Premte, 06 Mars 2020 12:59

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili, duke folur për përplasjet e forta Presidencë-Mazhorancë, tha se e pret në çdo kohë Metën në Parlament, ose i lexon çdolloj mesazhi të shkruar, që ai do t’i nisë

Meta ia ktheu Ruçit me një pyetje, teksa tha se Presidenti i ka kërkuar atij bashkëpunim, i ka kërkuar të veprojë për situatën e krijuar me Gjykatën Kushtetuese, por nuk ka marrë përgjigje prej tij.

“Po dëgjoja Rucin pak më parë lidhur me këtë çështje, kam vetëm një pyetje shumë miqësore dhe institucionale: Pse duhet të krijohet gjithë kjo situatë, kur presidenti i ka kërkuar në kohën e duhur atij bashkëpunim, i ka kërkuar të veprojë sa më shpejt për anëtarin e parë në përputhje me përcaktimin e Kushtetutës, dhe nuk ka marrë asnjë lloj përgjigjeje. Të hënën në mëngjes, tre orë para se të vendosnin për vakancat, kam bërë dhe një mesazh publik.

Mendoj se ai duhet të kërkojë hetim për çështjen e ministres së Drejtësisë, sepse e kupton shumë mirë se është një vepër e patolerueshme. Duhet një analizë edhe nga vetë Kuvendi për t’u pozicionuar përfundimisht në anën e shtetit të së drejtës apo në anën e një grupi mafioz”, tha Meta, duke paralajmëruar qeverinë se “Duhet t’i thërrasin mendjes dhe të mos përgatiten për alibi dhe të shpikin, siç dëgjova dhe dje, që gjoja presidenti iu ka thënë kryeministrave të mos na çelen negociatat. Presidenti është për integrimin sa më shpejt”.

15 marsi, datë e panegociueshme?
Integriteti i Gjykatës Kushtetuese është vijë e kuqe flakë, e patë uraganin kuqezi.

Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...