“A i druhem të vërtetës?”, Meta: Kam 3 vjet që po ua them qytetarëve, të ndiejnë përgjegjësi ata që e kanë shkaktuar këtë situatë

Premte, 06 Mars 2020 13:01

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi se ka 3 vjet që po iu thotë të vërtetën qytetarëve për situatën në vend dhe sjelljen e maxhorancës që kërkon të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese pa të cilën e ka lënë vendin.

Në konferencën e sotme për mediat, Kreu i Shtetit u pyet a i druhet faktit se ekspozimi ne Bruksel i konfliktit me Ramën, mund të ketë një ndikim në vendimin e BE për negociatat. Ai tha se duhet të ndiejnë përgjegjësi ata që e kanë shkaktuar këtë situatë.

“A i druhem unë të vërtetës që kam 3 vjet që po e them, që ua them ju qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, që ua them gjithë përfaqësuesve ndërkombëtarë, që ia kam thënë maxhorancës e qeverisë, opozitës, që Shqipëria të mos rrijë një minutë pa Gjykatën Kushtetuese. I dini përpjekjet e mia si President i Republikës dhe të mos ndiejnë përgjegjësi për këtë situatë ata që e kanë shkaktuar. Kush e ka shkaktuar? Shumica. Ajo do të kapë dhe Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka më arbitër as midis palëve, as midis sipërmarrjeve, në asnjë drejtim. Plus që është garante e sovranitetit dhe integritetit të vendit. Pse të mos i druhen ata të tjerët, kërkesave të Presidentit.
Si është zbatuar reforma, me një shumicë ilegjitimet të dalë nga zgjedhje e Dibrës e Shijakut. Kush është përgjegjësia e pres këtu? A e thirrën vetë Komisionin e Venecias. Presidenti tha përse duhet ta thërras Komisionin e Venecias? A nuk i ka shkruar Venecia këto ligje”, deklaroi Meta.

Ai kujtoi dhe bllokimin që maxhoranca e sotme i bëri procesit të integrimit kur ishte në opozitë.
“Zonja e Bilalit për një kryetar të qarkut të Fierit, ngriu procesin për 3 vjet. E mora unë zonjën e Bilalit, dhe i thashë hajde këtu”, tha ndër të tjera Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...