Takimi me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Meta: Mirënjohje për mbështetjen tradicionale

Premte, 06 Mars 2020 14:33

Presidenti i Republikës, Meta priti sot në një takim Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, z.Wolfgang Sobotka. Kreu i Shtetit vlerësoi vizitën e tretë të z.Sobotka në Tiranë, si përfaqësues i një vendi mik që ka vendosur një gurthemel të rëndësishëm në historinë e shtetit shqiptar.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen tradicionale të Austrisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, si dhe e falenderoi për përkrahjen që vendi i Tij jep për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjithashtu Kreu i Shtetit e falenderoi z.Sobotka për kontributin e Austrisë në ndihmë të qytetarëve shqiptarë që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Presidenti Meta mirëpriti programin dypalësh për shkëmbimin e praktikave të punës mes dy parlamenteve, duke uruar që shembulli austriak të reflektohet sa më shpejt në punën e institucionit homolog shqiptar

Modifikuar më Premte, 06 Mars 2020 15:04
Login to post comments