VIDEO/ Basha prezanton programin e PD për ndërtimin e një shteti të fortë ligjor

Premte, 06 Mars 2020 14:35

‘Alternativa e Edi Ramës ka qenë dhe mbetet ndërtimi i shtetit privat, që nuk ndihmon dhe nuk punon për njerëzit.

Beteja jonë për demokracinë është beteja për ndërtimin e një shteti që punon për njerëzit dhe për këtë na duhet ndryshime të thella.

Plani ynë fillon me një Reformë Zgjedhore tërësore që do ta forcojë demokracinë shqiptare dhe do të luftojë korrupsionin, do të hedhë themelet për një ekonomi të fortë e të qëndrueshme dhe do të shtrojë rrugën për integrimin europian.

Vizioni dhe alternativa jonë është e thjeshtë dhe e mundur!’ shkruan kreu i PD-së Lulzim Basha në videon prezantuese të ndryshimet të sistemit.

Ja sesi do ta realizojmë!

 

Login to post comments