Reforma zgjedhore, Basha: Nuk pranojmë shtyrjen përtej 15 marsit

Saturday, 07 Mars 2020 15:36

Partia Demokratike, ende nuk ka sqaruar në qoftë se propozimet publike të Lulzim Bashës, për “qeveri kujdestare”, për proceset elektorale apo parlamentar me dy dhoma, do të kërkohen të diskutohen në këshillin polik për reformën zgjedhore.  Lulzim  Basha, në një intervistë për rtv Ora, thotë se emergjencë është zgjidhja e krizës politike nëpërmjet zgjedhjeve të lira. Sipas tij, propozimet e opozitës  rikthejnë pushtetin te qytetarët dhe rrisin llogaridhënien e qeverisë. 

Partia Demokratike,  propozoi një reformë radikale që tejkalon atë zgjedhore dhe prek thellë edhe kushtetutën, me qellim forcimin e shtyllave kryesore të demokracisë dhe rritjen e llogaridhënies së çdo qeverie, jo vetëm para parlamentit, por edhe para qytetarëve

Gjatë intervistës, kryetari i Opozitës Lulzim Basha, tha se emergjente mbetet dhënia fund e krizës politike përmes zgjedhjeve të lira,  pa sqaruar në qoftë se  propozimet do të kërkohen të diskutohen nga këshilli politik i reformës zgjedhore apo ato do të jenë për një moment të dytë. 

Pyetje: Keni lançuar një platformë që tejkalon reformën zgjedhore dhe duket se prek thellësisht edhe kushtetutën. A mendoni se kjo mund të aplikohet në zgjedhjet më të afërta politike?

Lulzim Basha: Objektivi kryesor i PD, i opozitës dhe qytetarëve shqiptarë është t’i japim fund kësaj krize politike. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe zgjedhjet legjitime vendore janë rruga për ta bërë këtë dhe ne duam që kjo të ndodhë një orë e më parë, por, sigurisht, me standarte, për t’u siguruar shqiptarëve votën e lirë.  Propozimet e tjera që unë kam parashtruar janë propozime, të cilat kanë të bëjnë me forcimin e kontrollit dhe balancave dhe rikthimin tek qytetarët të pushtetit që sot u është vjedhur nga ky pushtet dhe nga bashkëpunimi i krimit të organizuar me politikën.

Por a shkelet 15 marsi si afat i cilësuar si i panegociueshëm për miratimin e  reformës zgjedhore, pas këtyre propozimeve publike të Lulzim Bashës?

Pyetje: Propozimi juaj mund të diskutohet përtej 15 Marsit, si një datë e vendosur për miratimin e reformës zgjedhore?

Lulzim Basha: Fokusimi tek shtyrja e datës 15 mars, tregon mungesën e vullnetit nga ana e PS. Këtu nuk kam gjë tjetër për të shtuar veç t'ju them se çdo ditë që kalon është me kosto të madhe për qytetarët shqiptarë. Çdo makinacion është i papranueshëm për opozitën dhe për Partinë Demokratike.

Përtej propozimeve teknike dhe politike, dhe rrugës së bashkëpunimit për reformat, Partia Demokratike, nuk heq dorë nga kërkesa e saj për largimin e Ramës.

Pyetje: Zoti Basha, ka një perceptim se duke u perqendruar tek çështje teknike, duket se po lihet mënjanë nga ana e PD objektivi politik për largimin e Ramës dhe i zgjedhjeve pa Edi Ramën.

Lulzim Basha: Ruajtja e vullnetit të qytetarëve, dhënia fund e shitblerjes së votave nuk është objektiv teknik është objektiv politik. Zbatimi i rregullave zgjedhore ekzistuese apo të reformuara, përmes një qeverie kujdestare pa Edi Ramën kryeministër, nuk është objektiv teknik, është objektiv politik. Nuk është objektiv thjesht i një partie. Është rruga për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë dhe për t’u rikthyer shqiptarëve atë që u ka vjedhur ky pushtet i dalë nga bashkëpunimi i PS me krimin e organizuar.

Kur reforma zgjedhore po shkonte drejt fundit, Lulzim Basha publikisht propozoi, “Qeveria kalimtare” e cila cilësohet garant  për votën e lirë.

E kjo duhet të ngrihet 100 ditë para procesit zgjedhor. Gjithashtu Basha propozoi parlament me dy dhoma, ku 100 të zgjedhur do të jenë deputet dhe 40 senator.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...