Audio e mjekëve, Bardhi i përgjigjet Ramës: Mëson nga PD si e ke situatën në shërbimin shëndetësor, papërgjegjshmëri kriminale

Saturday, 07 Mars 2020 15:33

Ish- deputeti i PD Bardh Spahia i cili publikoi edhe audion e debatit mes drejtoreshës së qendrës shëndetësore nr.8 në kryeqytet dhe mjekëve të cilën Rama e konsideroi që s’ka të bëjë fare me realitetin ka reaguar duke thënë se është një papërgjegjshmëri kriminale mosmarrja e masave.

Bardhi thotë se Rama po mëson nga PD si e ka situatën në shërbimin shëndetësor dhe si aktor i keq thotë se nuk qenka realiteti i përgjithshëm. Ish- deputeti thekson se thirrjet e PD nuk janë dëgjuar dhe se situata është e tillë që në prag të riskut nga koronavirusi qendrat shëndetësore janë pa maska, pa alkool, pa doreza dhe pa ujë.

STATUSI I BARDH SPAHIS

MASHTRUESI I KAPUR GAFIL.
Kur Edi Rama “meson” nga PD se si e ka situaten ne sherbimin shendetesor: pa maska, pa alkool, pa doreza e pa uje! Dhe si aktor i keq, kur kapet gafil, thote se nuk qenka realiteti i pergjithshem! Pasi thirrjet tona per marrjen e masave urgjente, nuk u degjuan, PD ka monitoruar situaten ne terren, e cila eshte sic e pranon vete drejtoresha e qendres shendetesore nr.8: pa furnizimin bazik edhe per gripin stinor, jo me per Koronavirusin e ri! Rama konfirmoi sot se kercenimet e drejtoreshes ne mbledhjen urgjente ndaj personelit mjekesor per te mos treguar realitetin skandaloz te shendetesise nuk eshte aspak nje rastesi por nje politike e mirefillte kriminale e kesaj qeverie. Kjo nuk eshte thjesht papergjegjshmeri Edi Rama, eshte KRIMINALE!
PS. Edhe dicka o mashtruesa e te paafte, nuk eshte diskutim ne telefon por debat ne mbledhje midis drejtoreshes dhe stafit mjekesor.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...