Nga Sali Berisha
Superskandal ndërkombëtar i klanit mafioz Rama!
Olsi Rama apo peshkaqen Rama akuzohet nga gazeta më e vjetër dhe me serioze e Suedisë ‘Dagens Nyheter’ si i implikuar me ortakun e tij Amand Josifi, këshilltar i Ndrikull Olta Xhaçkës në një vjedhje të madhe klamoroze ndërkombëtare, duke përdorur një call center në Tiranë dhe bitcoin fals.
Shtoj këtu se duke përdorur Edvin Hajdutin për interesa pasurimi familjar, Peshkaqen Olsi arriti të kaloje në parlament ligjin për bitcoinin duket për ti hapur kështu rrugën vjedhjes së madhe ndërkombëtare, për të cilen gazeta citon direkt Olsi Ramen dhe Ortakun e tij Amand Josifi, këshilltari i Olta Xhalicës!
Peshkaqen Rama edhe më pare ishte implikuar po me një ortak në kompaninë Pegaso për vjedhje me ligj të TVSH ne Shqipëri!
Këtu më poshtë keni dokumentet dhe përmbledhjen e artikullit investigativ të gazetës suedeze për skandalin klamoroz ndërkombëtar me të cilin një kompani me qendër Kiev-Tbilisi-Tiranë ka grabitur qindra milionë dollarë me mashtrim dhe bitcoin fallco qytetarëve nga dhjetëra vende.
Përfaqësues i saj në Tirane është Amand Josifi, ortak me të cilin është Peshkaqen Olsi.