Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka kërkuar nga Qeveria Rama që të ndalë propagandën, por t’i sigurojë personelit mjekësor në të gjithë vendin kushtet e nevojshme që t’u shërbejnë personave të prekur nga koronavirus.
Basha ka thënë sot se ama duhet të miratojë një vendim ku të paguaj njërin nga prindërit e sektorit publik që do kujdeset për fëmijët, ndërkohë që të kompensojë dhe prinderit që janë në sektorin privat.
Ai ka thënë se janë lënë në harrese dhe familjet që janë prekur nga tërmeti, ndërkohë që vetëm një ditë më parë është akorduar fondi për ngritjen e karantinës.
“Një nga faktorët kryesor për parandalimin e epidemisë është higjiena, qeveria ka harruar personat e dëmtuar nga tërmeti. Ata janë harruar ose janë kthyer në banesat e dëmtuara. Ju bëj thirrje të mos neglizhoni asnjë shenjë, por t’i drejtohen mjekëve specialist.
U bëj thirrje mjekëve që të mos tregojnë asnjë lloje droje, por të kërkojnë dhe të bëjnë kërkesat që t’u shërbehet sa më mirë qytetarëve.
Qeveritë shkojnë dhe vijnë, por qytetarët janë të rëndësishëm. Detyra e qeverisë është të sigurojë kushtet dhe jo të bëj propagandë. Nëse u krijohen kushtet mjekët tanë do bëjnë më të mirë. Fondi për ngritjen e karantinës është akorduar vetëm një ditë më parë. Shteti të paguaj në rastin e sektorit publik, ose të kompensojë njërin nga prindërit në sektorin privat që do kujdeset për fëmijët.
Ta konsiderojmë këtë sfidë që përmes kujdesit të shtuar, të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të afërmve tanë”, ka thënë Basha.