Reagimi i Spartak Ngjelës për rekomandimin: Ja pse Rama është më i trembur se kurrë

E mërkurë, 18 Prill 2018 17:07

Ish-ministri Spartak Ngjela me anë të një statusi në Facebook thotë se rekomandimi i Komisionit Europian i ka trembur qeveritarët shqiptarë. Sipas Ngjelës, më i tremburi nga të gjithë është kryeministri Edi Rama.

fhu

STATUSI I PLOTE

Pse janë trembur të korruptuarit trima të qeverive shqiptare nga rekomandimi i Komisionit Europian?

Por më i trembur dhe që ka dalë nga mendja fare është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ky ka që dje pasdite e gjithë ditën sot që flet përçart.
E ka humbur toruan. Po si mund të jetë kryeministër në Shqipëri një palaço panairesh?

Rama po hidhet degë më degë: një herë kërcënon gjyqtarët dhe i lidh me Rekomandimin, pastaj hidhet dhe thotë që “ka shtete të Bashkimit Europian që nuk na pranojnë në BE”.
Të gjitha i ka nga halli.
Asnjë ndalim nuk i bëhet më dot Shqipërisë, se Rekomandimi është bërë nën influencën e Shteteve të Bashkuara dhe të Gjermanisë, dhe asnjë shtet i BE nuk mund të dalë kundër Amerikës e Gjermanisë; sepse interesat e tyre janë në qëndër të Bashkimit Europian.

Shqipëria sot nuk ka më asnjë vështirësi për pranimin e saj në BE. Dhe, në funksion të sigurisë së Shqipërisë për anëtarësim në BE, janë dy ingredientë që e përforcojnë këtë siguri: forca amerikane kundrejt shteteve të Bashkimit Europian që ndiejnë kërcënimin rus, dhe presioni i borxhit të madh që i kanë Gjermanisë dhe bankave gjermane Franca, Greqia e disa shtete të tjera të Bashkimit Europian.
E pra, ku hyn Edi Rama këtu me injorancën dhe ligësinë e tij? Askund.

Asnjë ndalesë nuk ka më Shqipëria drejt anëtarësimit në BE. Por Rama duhet ta lexojë me vëmendje pjesën kundër Rexhep Taip Erdoganit në Raportin që po pret t’i vijë, dhe të japë dorëheqjen, sepse, nga Raporti, ky kryeministër del si njeri i padëshirueshëm për BE, pikërisht për marrëdhëniet e tij të dyshimta me presidentin turk Erdogan.

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 17:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...