Nderkohe qe bota eshte ne ethet e koronavirusit, me nje perhapje te frikshme dhe kur viktimat shtohen perdite, Ambasada Amerikane ne vendin tone, tregon vendimin me te fundit te marre nga USAID.
Teksa i referohet Sekretarit teShtetit Mike Pompeo, ambasada thote se “Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19 ose janë në rrezik të lartë të përhapjes së këtij virusi”.
Mesazhi i ambasades
Agjensia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të japë 37 milionë dollarë për financimin e 25 vendeve që janë prekur nga COVID-19 ose janë në rrezik të lartë të përhapjes së këtij virusi.
“Ky angazhim – së bashku me qindra miliona dollarë të dhuruara bujarisht nga sektori privat amerikan – tregojnë udhëheqjen e fortë të Shteteve të Bashkuara në përgjigjen ndaj shpërthimit të këtij virusi”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo gjatë shpalljes së kësaj ndihme.