Rama gjobit këmbësorët/ Mjeku: Do të më gëzonte nëse do shtohen veshjet dhe tamponët, jo gjobat

Hënë, 16 Mars 2020 17:11

Doktor Petrit Vargu në një lidhje telefonike me studion e lajmeve të Fax News ka folur mbi situatën  e krijuar në vend për shkak të koronavirusit, për kushtet në për të cilat po punojnë mjekët dhe masat e marra nga qeveria.
Ai tha se mjekët nuk janë selektivë dhe për këtë sipas tij duhet të pajisen të gjithë njësoj në të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor.
Vargu deklroi se nuk janë të nevojshme masat ekstreme të pengimit të qytetarëve që të dalin nga banesat ndërsa shtoi se duhet të tregojnë shumë kujdes pasi është zbuluar se ai mund të transmetohet përmes tokës dhe ecjes në të.
“Maskat duhet të jenë totalisht ndryshe, duhet të jenë shumë më të thella. Deri tani duket sikur ka lajme, u bllokuan makinat, u shtuan gjobat, kur në fakt është më e rëndësishme dhe do isha më i gëzuar të dëgjoja se janë shtuar numri i tamponëve apo i veshjeve. Koronavirusi nuk është selektiv që kap vetëm mjekët e urgjencës apo të infektivit. Shikoni rastet kemi 6 raste me sanatorium të infektuar ndërsa tek infektivi asnjë. Gjithçka që ka ndodhur deri tani duhet bërë ndryshe, dhe publiku të kuptojë atë që po ndodh. Në Lombardi u bënë tamponë selektive ndërsa Venecia jo, siç e shikon në Lombardi është përhapur masivisht. E njëjta situatë është edhe në Shqipëri.
Lëvizjet nuk janë të rrezikshme nëse bëhen tamam. Ky është një virus që transmetohet edhe përmes tokës, pikërisht nëse ne do tregojmë pakujdes të bëjmë shëtitje në ajër, aty mund të ketë rënë infeksion nga dikush i infektuar të cilin ne e shkelim dhe e sjellim në shtëpi. Nuk do të thotë kjo që të mos dalim shëtitje dhe në ajër të pastër. Sa më tepër ajër të pastër, por nëse kemi kushtet për ta bërë këtë gjë, por kujdes kur të fusim kontaminimin në shtëpi me veshjet dhe këpucët.

Numri i testimeve është qesharak, nuk e di nëse mbahet me qëllim që të mos shtojnë numrin apo s’ka tampone. Nuk e di në çfarë ligji që doktori i shkretë të deklarojë në është i sëmurë apo jo, jo ore bëja ti tamponin atij. Nuk është kështu kjo punë ju lutem popullit ti deklarojë doktorit, jam dakort edhe me këtë por ti si shtet çfarë po bën. Sa e orienton qytetarin ti drejtohet spitalit.
Duhet të jemi dy herë vigjilent, shikoni çfarë ka ndodhur në Itali dhe ende nuk ka arritur piku, sepse kryebashkiaku atje dilte nëpër kafene dhe shoqërohej me kinezë për të treguar se nuk ka rrezik. I mbani mend edhe deklaratat e drejtuesve tanë që thonin me siguri nuk vjen në Shqipëri.
Mjekët janë po ato, tani dalin dhe i lavdërojnë mjekët, janë të njëjtët ato që i shani në jetën e përditshëm. Falenderoj televizionin tuaj që është në kohë reale pranë zhvillimeve të fundit dhe në padakortësi me çdo kënd që nuk është korrekt në ushtrimin e detyrës”, tha Vargu.

Modifikuar më Hënë, 16 Mars 2020 17:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...