“Bllokim të mjetit që disponon po dole në këmbë”, ish-ministri për vendimin e qeverisë: Ka shumë helm të akumuluar dhe tani do ta nxjerrë. Rroftë sebepi!

Tuesday, 17 Mars 2020 08:25

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komenton vendimin e fundit të qeverisë për bllokimin e mjeteve private për 3 muaj të personave që thyejnë masat e qeverisë për koronavirusin dhe dalin më këmbë pas orës së përcaktuar apo mblidhen në parqe.

Manjani e cilëson një ‘mrekulli ligjore’ dhe thekson se dhe Europa i ka masat e rrepta por jo të çmendura. Për të, ka ka shumë helm të akumuluar dhe tani në fund të mandatit po e nxjerr me këtë sebep.

POSTIMI I MANJANIT
Siç e paralajmërova 3 ditë më parë, ja ku është mrekullia tjetër ligjore!
Mirë që ndalon lëvizjen e njerëzve, por ndalon edhe makinat e tyre të rrinë në garazh/parking. Jua bllokon, pavarësisht se makina nuk është në përdorim.
Shpikje, jo.
Eksperiment njerëzor, po.
Rroftë armiku COVID 19, që të nxjerrë të gjithë helmin e magazinuar në tru e tëmth, që ky njeri ka ndaj lirisë, pasurisë dhe të drejtave të çdo njeriu!
Si thoshte për Saliun? “I bie veglave muzikore me vesh”… hahahahahahahaha.

 

Fiks këtë gjë po bën vetë.
I bie ky të njëjtave vegla me vesh e me lesh. Budallëk i madh!
Ndërkohë Europa, boll të rrepta i ka masat ndaluese, por jo të çmendura. (Për të gjithë ata që na hapën barkun duke krahasuar eksperimentin tonë me masat në Europë)
Por ka prapë ka të tjera çmenduri… Ka shumë helm të akumuluar dhe tani, në fund të mandatit do ta nxjerrë. Rroftë sebepi!
Mjerë ato nëpunës që do t’u kërkohet t’i zbatojnë këto eksperimente të çmendura!

Login to post comments