Mjeku i njohur sfidon Ramën: Dil e përgjigju këtyre 15 pyetjeve

Tuesday, 17 Mars 2020 15:44

Në një kohë kur të gjithë mjekët dhe ekspertët parashikojnë rritjen e numrit të të prekurve nga koronavirusi në vendin  tonë, ka disa shqetësime që lidhen me kapacitet e spitaleve në vendin tonë, për të cilat ka pasur një mungesë transparence nga ana e qeverisë. Një shqetësim që është vërejtur dukshëm në ditët e fundit, është mungesa e tamponave, dhe numri shumë i ulët i testimeve që kryhen në një ditë, shumica e të cilëve iu bëhet personeleve mjekësore. Ka qenë mjeku Petrit Vargu, që përmes një statusi publik i ka shtruar 15 pyetje kryeministrit Edi Rama lidhur me kapacitetet e vendit tonë në përballimin e situatës.

Statusi i plotë:

LEXO EDHE:

I nderuar z.kryeministër! Quhem Petrit Vargu. Nëse nuk gaboj, më njeh. Më lejo t’ju pyes, që në këtë hall të madh që i ka rënë gjithë botës, përse nuk i tregoni popullit të vërtetën. Ose të paktën atë që mendohet si e vërtetë.

1) Sa tamponë ka shteti që unë i paguaj taksa gjithë jetën?

2) Sa ka paguar qeveria ime?

3) Sa respiratorë punojnë dhe sa janë disponibël për popullin?

4) Sa shtretër jane në dispozicion nga spitalet shtetërore?

5) Pse nuk punohet me projeksione në Shqipëri?

6) Si do të bësh me shtresën e popullsisë që kinezët e quajnë A, B, C, D?

7) Si ka mundësi që virusi është përhapur vetëm në 7 rrethe?

8) Pse nuk bën depistime në rrethet që sipas jush janë të paprekura?

9) Çfarë thotë profesorati që keni afruar për këtë problem?

10) Duke qene se kjo rrugë është afatgjatë, a duhet të punohet me projeksione për rajone të veçanta, për ekonominë, shëndetësinë, arsimin, kulturën?

11) Këngët dhe dëfrimi që na ofroni na bën që të kemi moralin lart ose ulët, por nuk na e zgjidhin problemin që kemi.

12) Në këto ore duam reaksion nga shkenca dhe qeveria dhe jo histori gjobash apo histori të tjera politike me integrime apo jo.

13) Sa mendoni ju dhe task-forca qe do të zgjasë kjo luftë?

14) Sa është shuma e lekëve që është llogaritur për këtë luftë?

15) E vetmja mënyrë në situata të tilla është që të bëhet një qeveri me bazë të gjerë me njerëz të dijshëm.

Boll me rilindjen! Boll me falsitete! Mos e tallni këtë popull!

Login to post comments