Luan Rama: Politikanët të mbyllin gojën. E keni harruar maskaradën e vitit të shkuar të mjekut…?!

Tuesday, 17 Mars 2020 18:15

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama thotë se nuk është koha për predikime, duke shtuar se politikanët duhet të mbyllin gojën në këtë periudhë pandemie.

Sipas tij, ndërsa më herët mjekët quheshin KCK, sot quhet heronj. “Heroizmi i tyre nuk ka nevojë për duartrokitjet hipokrite!”, thekson ai, ndërsa sjell rastin e mjekut shkondran, Luan Dragusha i arrestuar vitin e shkuar.

Luan Rama kërkon nga klasa politike që t’i lënë mjekët të shërbejnë “në misonin e shenjtë e mos i fyeni duke folur në emër të tyre!”

Reagimi i plotë:

Janë vetëm ditët e para të ballafaqimit me pandeminë e koronavirusit, e megjithë ndalimet e shumta e qëndrimin e detyruar brenda shtëpive, prapë ka ca tipa të ngjashëm për nga ligësia me virusin koronë, që predikojnë e moralizojnë a thua se kanë ardhur prej qiellit e zbritën dje në Shqipëri!

Politikanët të bëhen të gjithë bashkë, na thonë!

Ç’idiotësi në kohë pandemie!

Jo more jo, politikanët të mbyllin gojën politike e të shfaqen njerëzorë!

Ti lenë të qetë njerëzit e të mos na e ndyjnë më përmes ekranit ditën që prej kryeministrit të parit e gjithë të tjerët me rradhë! Edhe kryetarët e partive gjithashtu!

Dua të dëgjoj mjekët, dua këshillën e fjalën e tyre melhem për shpirtin e për trupin.

Dua të ndjej përkujdesjen e shërbimit të tyre dhe e të gjithë punonjësve të shëndetësisë.

Heroizmi i tyre nuk ka nevojë për duartrokitjet hipokrite!

Sakrifica e tyre nuk ka nevojë për shëmtinë e protagonizmit politik, e sidomos të disa prej atyre që vetëm pak kohë më parë urdhëruan burgosjen e turpshme të kirurgut të respektuar Luan Dragusha në Shkodër që u bë i njohur në gjithë Shqipërinë vitin e shkuar, pasi zgjodhi të kthehej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu shërbyer qytetarëve të Shkodrës, e bashkë me të edhe të disa punonjësve të tjerë në spitalin e Shkodrës dhe që i përdorën për statistika në mbushjen e fjalimeve të turpit në parlament e qeveri!

Apo e keni harruar atë maskaradë e shumë të tjera të ngjashme me to, teksa i shisnit mjekët me pranga në duar në tregun e korrupsionit mediatik!

Apo dje ishin të këqinjtë, të korruptuarit, ishin KÇK-ja e sot na qenkan heronjtë!

Ç’pafytyrësi e pacak!

Lërini mjekët të shërbejnë në misonin e shenjtë e mos i fyeni duke folur në emër të tyre!

Njerëzit kanë nevojë të gjejnë dashurinë dhe mirësinë e njeriut e nuk durojnë më të dëgjojnë mbllaçitjet fyese e kërcënimet idiote për gjoba e ndëshkime se jeta nuk matet me gjoba.

Jeta nuk çmohet as me fjalime!

Ndaj lërini predikimet idiote, se nuk na hyjnë në punë!

Predikimet nuk shërbejnë, nuk parandalojnë, nuk shërojnë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...