Shtyrja e kredive bankare, Bozdo: Rama meriton të vlerësohet pozitivisht, provoi se mund të pranojë propozimet e Bashës

Tuesday, 17 Mars 2020 18:29

Ish-  zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës në qeverinë e PD, Enno Bozdo e ka cilësuar pozitiv hapin që mori Rama për të nënshkruar me Guvernatorin e BSH Gent Sejko shytrjen e kredive bankare për 3 muajt e ardhshëm.

Në fakt ky ishte një propozim i kryeopozitarit Lulzim Basha dhe Bozdo thotë se në këtë aspekt Rama duhet që të vlerësohet pozitivisht pasi kapërceu kompleksitetin e tij dhe provoi se mund të pranojë propozimete Bashës.

Por Bozdo thotë se kjo masë duhet të shoqërohet dhe me 6 të tjera të cilat janë urgjente sipas tij për t’u kombinuar.

STATUSI I ENNO BOZDOS

Me propozim të Lulzim Bashës dhe me dakordësinë e Governatorit, më në fund po mundësohet shtyrja e detyrimeve te kredive bankare për një periudhë tre mujore. Edi Rama vendosi t`i bashkëngjitej propozimit të Lulzim Bashës në çastin e fundit, pasi vetëm 24 orë më parë e kishte cilësuar këtë propozimin si “maskaradë”.

 

Gjithsesi, fakti që Rama mundi të kapërcejë me sukses mbi kompleksin tij ndaj Lulzim Bashës, meriton të vlerësohet pozitivisht.

Shpresojmë gjithashtu që Guvernatori t’i shkojë deri në fund kësaj mase duke mos u bërë palë e lojës politike.

Ky është një lajm shumë i mirë për bizneset dhe ekonominë në këto çaste vërtet shumë të veshtira që po kalojmë. Është një masë që e kanë zbatuar dhe po e zbatojnë sot të gjitha vendet e BE-së të prekura nga epidemia.

Por të mos harrojmë: në mënyrë që të bëjë efektin e duhur, kjo masë e vlerësueshme duhet të shoqërohet edhe me masat e tjera që kryetari i opozitës ka kërkuar që prej dy javësh. Janë të paktën gjashtë prej tyre të cilat duhet të implementohen urgjentisht. Vetëm kështu, me masat e kombinuara, do të kemi mundësi të ndihmojmë maksimalisht bizneset, punonjësit dhe ekonominë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...