Meta përshëndet rikthimin në detyrë të mjekut denoncues/ 'Më mirë një kritik më shumë, se sa një i sëmurë më shumë'

Tuesday, 17 Mars 2020 20:22

Presidenti Meta ka dhënë një tjetër mesazh kuptimplotë, lidhur me kthimin në detyrë të mjekut Ilir Allkja, që u largua për dy ditë nga puna, vetëm se kritikoi qeverinë Rama për mungesën e pajisjeve speciale për mjekët që luftojnë me koronavirusin.
'Më mirë një kritikë më shumë, se një i sëmurë më shumë. Asnjë shqiptar nuk është i tepërt!
Së bashku për të mbrojtur shëndetin e qytetarit'-ndërkohë që më poshtë riposton edhe mesazhin e mjekut Ilir Allkja, që konfirmon rikthimin në detyrë.

Login to post comments